Banka Popullore Bullgare /BNB/ kufizon kreditimin e hipotekave, duke rritur që nga viti 2021 buferin e kapitalit për kreditë në rrezik nga 0.5% në 1%.
Masa synon që thesaret e bankave të kenë rezerva të mjaftueshme për të mbuluar humbjet nga huat me probleme. Si rregull, buferi rritet kur është e nevojshme të "ftohet" rritja e madhe e kredive. Për 7 muajt e parë të vitit, kreditë e reja në vend u rritën me mbi 7% në krahasim me vitin 2020, dhe hipotekat e banesave me mbi 15%.
Sipas BNB kjo është e rrezikshme, për shkak të akumulimit të rreziqeve, të cilat mund të shfaqen në rritjen e vëllimit të kredive me probleme për blerje banesash në të ardhmen, në rast uljeje të ekonomisë.Produktet e kompanisë së qumështit “LB Bulgaricum” hyjnë në rrjetin tregtar të Bashkimit Qendror të Kooperativës në të gjithë vendin dhe do të ofrohen me çmime të përhershme të ulëta. Marrëveshja për këtë u arrit sot ndërmjet kompanisë shtetërore dhe..
Edhe nëse Bullgaria arrin të rinegociojë Planin e saj të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, objektivat e arritjes së neutralitetit klimatik duhet të mbeten në të, njoftuan nga Komisioni Evropian për BNR. Kjo do të thotë se Sofja duhet të ndajë të..
Ministria e Financave miratoi një koncept të projektligjit të buxhetit të shtetit për vitin 2023, sipas të cilit një deficit prej 3 për qind do të arrihet nëpërmjet rritjes së disa prej normave tatimore, eliminimit të TVSH-së preferenciale nga mesi..