Banka Popullore Bullgare /BNB/ kufizon kreditimin e hipotekave, duke rritur që nga viti 2021 buferin e kapitalit për kreditë në rrezik nga 0.5% në 1%.
Masa synon që thesaret e bankave të kenë rezerva të mjaftueshme për të mbuluar humbjet nga huat me probleme. Si rregull, buferi rritet kur është e nevojshme të "ftohet" rritja e madhe e kredive. Për 7 muajt e parë të vitit, kreditë e reja në vend u rritën me mbi 7% në krahasim me vitin 2020, dhe hipotekat e banesave me mbi 15%.
Sipas BNB kjo është e rrezikshme, për shkak të akumulimit të rreziqeve, të cilat mund të shfaqen në rritjen e vëllimit të kredive me probleme për blerje banesash në të ardhmen, në rast uljeje të ekonomisë.Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e..