Festivali i 39 -të i Kinemasë Artistike Bullgare “Trëndafilin e Artë” po mbahet në Varna. Nga 23 deri më 29 shtator do të shfaqet i gjithë prodhimi i kinemasë bullgare i krijuar pas shtatorit 2020, përfshirë 4 premiera. Programi i konkursit përbëhet nga 12 filma artistikë dhe 15 filma të shkurtër, dhe programi Horizontet e Hapura përfshin 6 tituj të tjerë.
Kryetari i jurisë është kineasti Prof. Ivo Draganov. Anëtarët janë aktorja Irmena Çiçikova, piktorja Pllamena Dimitrova-Raçeva, regjisori dhe producenti qipriot Diomides Nikita dhe drejtori i festivalit “Molodist” në Kiev Andrej Halpahçi.Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..