Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë në Stara Zagora zbulon bukurinë e mozaikëve nga Filipopoli

Foto: arkiv

Stara Zagora feston Ditën e sotme Botërore të Turizmit me një ekspozitë të jashtëzakonshme. "Bazilika Episkopale dhe Trasgëgimia Romake e Filipopolit" paraqet përmes fotografive dhe tabelave të informacionit shkëlqimin e mozaikëve në tempullin antik të hershëm.

"Një meritë të madhe për ndërtimin e një bazilike të tillë të bukur ka perandori Konstantin," tha Radost Ivanova, drejtoreshë ekzekutive e organizatës "Rajoni Turistik Trak". Bazilika Episkopale ka një sipërfaqe totale prej mbi 2.000 metrash dhe ndoshta më të shquarit në të janë mozaikët me ngjyra dhe forma të ndryshme. Shumë prej tyre paraqitin zogj, një simbol i Kopshtit të Zotit.