Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra Simfonike e BNR-së hap sezonin e saj të ri të koncerteve

Foto: Zdravko Petrov

Më 1 tetor Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ hap sezonin e saj të ri. Koncerti është në Sallën “Bullgaria”, dhe simfonistët e radios ia kushtojnë festës së tyre profesionale Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, si dhe Festës së Pranimit të Qefinit Ortodoks të Nënës së Zotit, dy festa që shënohen në ditën e parë të tetorit. Programi do të përfshijë vepra të zgjedhura posaçërisht nga dirigjenti Mark Kadin: "Ave Maria" nga Franz Schubert, "Nëna e Zotit, unë qëndroj para teje" nga John Tavener (premierë për Bullgarinë), "Vlaherna. Qefini i Nënës së Zotit ”nga Georgi Arnaudov, si dhe Koncert 3 për piano dhe orkestër nga Sergei Rachmaninoff.

Konstantin Emeljanov - pianisti i ri rus, artisti i Yamaha, i cili vizitoi Bullgarinë për herë të parë në vitin 2019, është përsëri në vendin tonë për fillimin e sezonit të koncerteve të Orkestrës Simfonike të BNR-së. Konstantin është laureat i një numri çmimesh prestigjioze, ndër të cilat ndoshta më i konsiderueshmi është vendi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar "P. I. Çajkovski ".

Konstantin Emeljanov

Së bashku me koncertet e planifikuara për sezonin e ri, Orkestra Simfonike e BNR-së do të realizojë shumë incizime, në të cilat theksi i veçantë do t'u kushtohet veprave të rëndësishme nga historia muzikore bullgare.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Zdravko Petrov, Ani Petrova

Më shumë nga rubrika

Sezoni i ri i koncerteve të Filarmonisë së Plevenit

Në sezonet e fundit, Filarmonia e Plevenit po përfshin në afishen e saj gjithnjë e më shumë projekte që realizon së bashku me institucione të ndryshme muzikore, solistë dhe dirigjentë të njohur. Midis tyre janë "Le të dëgjojmë kinema" një..

botuar më 22-09-15 2.26.MD

“Ndihmë! Si mund të jemi më të mirë?" dhe grupi "Ostava"

Kënga "Ndihmë" është pjesë e "Oksigjeni" - kështu quhet albumi i gjashtë radhazi i grupit "Ostava". "Ndihmë"   është “muzikë lirike me elemente retro”, thotë autori i muzikës, Georgi Georgiev. Së bashku me pjesën tjetër të grupit ata vendosën..

botuar më 22-09-14 11.28.PD

Ju prezantojmë grupin “Fandango” dhe orkestrimin e ri të këngës "Një moment si përjetësia"

Kënga "Një moment si përjetësia" është krijuar nga dy artistë të njohur - kompozitori Stefan Dimitrov dhe poeti Georgi Konstantinov. Origjinali i këngës u shfaq në vitet '80 të shekullit të kaluar, atëherë interpretuar nga grupi “Varianti B”...

botuar më 22-09-13 12.22.MD