Ish-ministri i jashtëm dhe diplomat pas vitit 2013 nga OKB-ja Nikollaj Mlladenov është bullgari i dytë që u zbulua nga hetimi “Pandora Papers”.
I pari ishte ish-deputeti i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Deljan Peevski. Kompania e Mladenovit “Afron Enterprises” është e regjistruar në Sejshellet. Ajo punoi nga 2013 në 2017 dhe nuk është deklaruar në OKB.
Gazeta “Trud” raportoi për një kompani ofshore në Ishujt e Virgjër Britanikë, e cila është 100 për qind në pronësi të ish-ministrit teknik të financave dhe bashkë-kryetar aktual të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Asen Vasilev. Kompania e tij ofshore quhet “Axelbert Limited” (Акселберт Лимитид) dhe u krijua më 12 maj 2015. Partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” tha se Vasilev kishte deklaruar se ishte larguar nga “Axelbert Limited” një vit para se të merrte detyrën si ministër teknik.
Pa debat dhe unanimisht, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit, duke ndaluar reklamimin e lojërave të fatit në media. Përjashtim bëhet vetëm për transmetimin e tirazheve të totalizatorit shtetëror sportiv bullgar pranë Ministrisë..
Pjesëmarrja e denjë e ushtrisë bullgare në operacionet dhe misionet e NATO-s dhe BE-së e bëri Bullgarinë një partner të dëshirueshëm për përgatitjet dhe stërvitjet e përbashkëta, të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme në kushtet e operacioneve..
Një seri shpërthimesh dhe helmimesh në Evropë - përfshirë në Bullgari të tregtarit të armëve Emilijan Gebrev - të organizuara nga njësia 29155 e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së ushtrisë ruse, janë koordinuar nga Nikollaj dhe Elena..
Një qendër e re për mbrojtjen dhe përfshirjen e refugjatëve, emigrantëve dhe shtetasve të vendeve të treta u hap në Plovdiv. Qendra e quajtur..
Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore..
Festivali i 23-të Folklorik Ndërkombëtar Jugperëndimor "Paqja në Ballkan" mbledh ansamble vallëzimi nga e gjithë Bullgaria nga 30 maji deri më 2 qershor..