Tre shtetas të huaj, të cilët mbanin poste përgjegjëse në Uzinat Ushtarake“Arsenall” AD, u ndaluan për një periudhë prej 24 orësh në qytetin Stara Zagora, në kuadrin e një hetimi i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare. Operacioni i specializuar u krye pas një sinjali për zhdukjen e vendosur të dokumenteve mbi produktet specifike të Kompanisë Shtetërore “Arsenall” AD - Kazanllëk. Informacioni është me interes për kompanitë konkurruese bullgare ose të huaja.Të arrestuarit janë një shtetas 24-vjeçar lituanez, një shtetase 59-vjeçare lituaneze dhe një shtetas rus 60-vjeçar. Aktiviteti i tyre lidhej me teknologjitë inovative. Për t’i parandaluar të largohen nga vendi, ata u ndaluan në pikën kufitare Kullata. Në makinën e tyre u gjetën dokumente akuzuese.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..