Një fabrikë e re për prodhimin e ortozave (pajisje mjekësore që mbrojnë dhe mbështesin sistemin motorik në rast dëmtimesh) u hap në Bllagoevgrad, Bullgaria Perëndimore. Investimi vjen nga Gjermania me vlerë më shumë se 10 milion euro dhe krijon rreth 300 vende të reja pune.
Ngjarja u ndoq nga Presidenti Rumen Radev dhe Ministrja e Ekonomisë Daniella Vezieva, bëri të ditur presidenca. Radev theksoi se Bllagoevgrad është një vend i përshtatshëm për investime për shkak të disponueshmërisë së krahut të punës, dy universiteteve, arsimit të mesëm të mirë dhe kryesisht të njerëzve të motivuar.Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..