Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Procedura për aplikimin e bullgarëve nga jashtë në universitetet bullgare po ndryshon

Universiteti në qytetin Ruse
Foto: BGNES

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës po përgatit ndryshime në dekretin për realizimin e veprimtarisë arsimore ndër bullgarët jashtë vendit. Ndoshta njëra prej tyre do të lidhet me aplikimin për programet master. Po diskutohet mundësia që shkalla master të konsiderohet si shkallë e dytë në arsimin e lartë. Nëse kjo ndodh, statusi me të cilin njerëzit me origjinë bullgare, por me pasaportë të huaj, kanë hyrë në programin baçelor të një universiteti në Bullgari, do të njihet për diplomën master. Pas këtij ndryshimi, bullgarët - shtetas të huaj, të cilët kanë fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm në vendin tonë, do të jenë në gjendje të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë në Bullgari pa asnjë problem, njofton ministria në faqen e saj të internetit.

Propozimet duhet të jenë gati deri më 30 nëntor të këtij viti. Procedura e re për aplikimin e bullgarëve nga jashtë në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari pritet të hyjë në fuqi në vitin 2022.


Më shumë nga rubrika

Fati i Monumentit të Ushtrisë Sovjetike ndau përsëri qytetarët e kryeqytetit më 9 maj

Pjesëmarrësit në të ashtuquajturin procesion të "Regjimentit të Pavdekshëm" e mbajtën aksionin e tyre pavarësisht ndalimit të kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Ngjarja shënon fitoren mbi fashizmin. Nën masa jashtëzakonisht të..

botuar më 23-05-09 1.26.MD

Në Ditën e Evropës, zëri i radios së Rodopeve feston 7-vjetorin e lindjes

Radioja rajonale e Radios Kombëtare Bullgare në Kërxhali (Bullgari Jugore) sot, më 9 maj, feston 7 vjetorin e lindjes. Në Bullgari na pëlqen të themi se 7 vitet e para janë më të rëndësishmet - një person ndërgjegjësohet për veten dhe mëson..

botuar më 23-05-09 12.57.MD

Grekët janë komuniteti studentor më i madh në Bullgari

Pothuajse ¼ e studentëve të huaj në Bullgari janë nga Greqia. Në vend të dytë janë studentët nga Britania e Madhe, të ndjekur nga ata nga Gjermania, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2022/23. Prej disa vitesh..

botuar më 23-05-09 11.48.PD