Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maratona e Sofjes tërheq vrapues elitar për herë të 38-të

Foto: marathonsofia.com

Starti i distancës klasike prej 42.195 kilometra do t’i japë fillim maratonës tradicionale të Sofjes - Wizz Air Sofja maratonë. Për pjesëmarrje në edicionin e 38 të garës më masive sportive tek ne janë regjistruar afro 2500 vrapues prej mbi 30 shteteve. Ata do të matin forca në tre disiplina - 42.195kilometra, 21 kilometra dhe 10 kilometra. 25 janë maratonistët elitar nga Kenia, Maroku, Etiopia, Turqia, Ukraina, të cilët do të startojnë në distancën klasike.

Fillimi është më 10 tetor, në orën 9.30 në sheshin “Princi Aleksandër I”, përpara Galerisë Kombëtare Artistike.

Organizatorët saktësojnë se për shkak të pandemisë nuk do të ketë një nisje në masë në distancën e shkurtër, por vetëm në 10 kilometra, 21 kilometra dhe 42.195 kilometra. Fondi i përgjithshëm i çmimeve është afro 80 000 leva.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Ari, argjendi dhe bronzi për boksierët bullgarë nga Kampionati Evropian në Jerevan

Një komplet i plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - fituan boksierët bullgarë nga Kampionati Evropian për të rinj dhe vajza, i cili u zhvillua në Jerevan. Konstantin Kostov fitoi titullin në kategorinë 57 kg ndaj përfaqësuesit vendas Gor..

botuar më 23-05-03 7.38.MD
Viktoria Tomova

Tenistja Viktoria Tomova filloi me sukses pjesëmarrjen në turneun në Reus

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova filloi me sukses pjesëmarrjen në turneun e kategorisë WTA 125 në Reus të Spanjës. Në raundin e parë, ajo mbizotëroi ndaj danezes Clara Tauson me rezultat 4:6, 7:6(4), 6:4, dhe kundërshtarja e saj e radhës..

botuar më 23-05-02 4.41.MD
Veselin Topallov

Mjeshtri bullgar i shahut Veselin Topallov fitoi në raundin e tretë në Salamanka

Veselin Topallov arriti një fitore dhe një barazim përkatësisht në raundin e tretë dhe në atë të katërt të turneut demonstrues të përshpejtuar të shahut në qytetin spanjoll Salamanka. Ndeshjet e Topallovit ishin kundër rusit Kiril Alekseenko..

botuar më 23-04-28 4.21.MD