Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Imazhi mitik i kaprollit – në legjenda, besime dhe këngë

Foto: arkiv

Dreri /kaprolli/ është një nga kafshët më të bukura malore në vendin tonë dhe gëzon një nderim të veçantë në folklorin tonë. Kur Zoti ka për t’u thënë diçka njerëzve, ai dërgon një nga engjëjt e tij ose ndonjë nga shenjtorët, duke e transformuar në dre. Në këngët dhe legjendat popullore, dreri i dërguar nga Zoti, ka një diell në ballin e tij, në kraharor ka një hënë, kurse brirët e tij janë prej një ari të kulluar.

Janë regjistruar histori shumë çuditëse për tufa me sorkadhe, të paraprirë nga kaprolli, të cilët janë përzier me kopetë, të nxjerra për të kullotur. Besohet se paraqitja e kaprollit i mbron njerëzit dhe kafshët nga shpirtrat e këqij të pyjeve. Ekziston një besim se kaprolli shkon vetëm në atë oborr, në të cilin njerëzit janë të mirë dhe nuk afrojnë dhe nuk prekin asgjë të huaj. Dikur kanë besuar se kafsha mbretërore është ndërmjetës midis botës së sipërme dhe asaj të poshtme. Dhe po kështu - një mik i krijesave mitike të pyllit. Në përrallat dhe këngët popullore zanat fluturojnë mbi gremina ose ngrihen lart në qiell, të ulura mbi një kaproll me gjashtë krahë me gjarpërinj në vend të frenave.

Përse bukuroshi i pyllit lidhet me simbolikën e diellit dhe akoma hollësi interesante, mund të mësoni nga publikimi i Radio Bullgarisë “Pamja mitike e kaprollit në folklorin bullgar”

Do të dëgjoni dhe këngë karakteristike popullore.

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kapiteni Petko Vojvoda

Një pllakë përkujtimore për nder të Kapedanit Petko Vojvoda do të inaugurohet në Topollovgrad

Me rastin e 125 vjetorit të vdekjes së kapedanit Petko Vojvoda, më 7 shkurt në qytetin Topollovgrad (Bullgaria Juglindore) do të inaugurohet një pllakë përkujtimore me fytyrën e vijvodës, njoftoi BTA. Ajo iu dhurua komunës nga Nasko Gelimaçev dhe është..

botuar më 25-02-06 8.45.MD
Goce Dellçev (1872 - 1903)

E nderojmë Goce Dellçevin – Apostullin e Lirisë të bullgarëve në Maqedoni dhe Trakinë e Edrenesë

Më 4 shkurt, në qytetin Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) do të mbahet një ritual i vendosjes së luleve për të shënuar 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Nuk do të ketë festë të përbashkët të përvjetorit me Maqedoninë..

botuar më 25-02-04 5.10.PD

Paraqitja e Zotit Jezu Krisht në Tempull

Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe kremtohet që nga shekujt e parë të krishterimit. Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i..

botuar më 25-02-02 6.55.PD