Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në konkursin “Fotografia e Evropës”

“Folklori e bën vendin tonë tepër të veçantë në Evropë dhe në botë” – është kategorik i riu Milen Millanov

Foto: Milen Millanov

Një fotografi e një vajze bullgare në veshje kombëtare popullore dhe e flamurit bullgar në plan të parë fitoi çmimin e dytë të konkursit “Fotografia e Evropës 2021” (A snapshot of Europe 2021), organizuar nga Parlamenti Evropian. Autori i saj është 29 vjeçari Milen Millanov nga qyteti Breznik në Bullgarinë Perëndimore, i cili do të marrë një medalje speciale dhe certifikatë për pjesëmarrje nga institucioni evropian. Fituesi sivjet është italiani Florian Gasser, kurse vendi i tretë përsëri i është paracaktuar një imazhi nga Bullgaria, vepër e Valentina Terrewkova. Suksesi i Milenit është një dëshmi se pandemia mund të jetë bazë për pozitivizëm dhe rimendim të vlerave tona. I riu fillon të fotografojë kureshtje natyrore, ngjarje dhe zakone tradicionale pikërisht kur Covid-vala pushton Bullgarinë në fillim të vitit 2020.

“Unë fillova të kaloj rreth e rrotull rajonit në të cilin jetoj - rreth Breznikut dhe të bëj fotografi interesante, ta njoh gjithnjë e më shumë e më shumë. Pas kësaj u paraqitën ngjarje dhe konkurse të shumta online, në të cilat përfshihesha rregullisht. Mora pjesë dhe në këtë konkurs, i cili organizohet në lidhje me Ditën e Evropës - 9 maj, kurse fotografitë duhej të dërgoheshin deri më 31 maj. Dërgova një fotografi e cila është bërë gjatë kohës së tubimit tradicional të Graovos “Vidovden” në Breznik”, tregoi për Radion Kombëtare Bullgare Milen Millanov.

Vidovdennë Bullgari lidhet me besimin në ndëshkimin e pashmangshëm të mëkatarëve, por tradita e përkujtimit është e ruajtur kryesisht në rajonet perëndimore-Godeçko, Trënsko dhe Breznishko. Shënohet më 15 qershor sipas stilit të ri ose më 28 qershor sipas stilit të vjetër. Festa festohet dhe në fqinjin tonë perëndimor - Serbia, më tepër në pjesën lindore të vendit, përfshi dhe në rrethinat Perëndimore, të populluara me bullgarë etnikë.

Milen Millanov

“Folklori është gjëja e cila e bën unikal vendin tonë në Evropë dhe në botë”- është kategorik Milen, i cili tanimë ka marrë pjesë dhe në një sfidë tjetër evropiane - Konkursi Ndërkombëtar i Rinisë  për një trashëgimi jo materiale kulturore, organizuar nga Qendra Rajonale për ruajtjen e trashëgimisë jo materiale kulturore të UNESKO-s në Evropën  Juglindore, me seli në Sofje. Shkaku është 75 vjetori nga krijimi i OKB-së dhe 65 vjetori nga aderimi i Bullgarisë ndaj organizatës.

“Marr pjesë me një përpunim (prej një teksti dhe fotografish) të traditës survakane në një nga vendbanimet në bashkinë Breznik, fshati Sadovik. E kam vënë aksentin mbi survën vendase dhe realizimin e saj, ku kureshtarja është se në mbrëmjen e 13 janarit duke u gdhirë 14 janari, survakarët (kolendarët) dalin në vendet e populluara nga rajoni, ndezin zjarre rituale dhe shkojnë nëpër shtëpitë vendase. Tradita surva /lojëra të maskaradës/ lidhet me kohën e kërxhalinjve (një pjesë nga trazirat feudale në Perandorinë Osmane në fund të shekullit të 18 dhe në fillim të shekullit të 19). Ky rit lind në lidhje me synimin e njerëzve të mund të shpëtojnë nga pushtimi i kërxhalinjve. Vendasit kanë filluar të bëjnë maska rituale, kopanka prej druri, më pas fillojnë të përdoren dhe fytyra të kafshëve. Kureshtare është se survakarët nga rajoni i fshatit nuk janë kukerët /njerëz të maskuar/ e pranuar gjerësisht, të cilët i dëbojnë forcat e këqija. Përkundrazi, ata më tepër i bekojnë njerëzit për prosperitet dhe shëndet, i cili është dhe ndryshimi kryesor” - shton fotografi.

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Lili Goleminovës, BNR-Radio Sofja/.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD