Ministri në detyrë i Shëndetësisë Stojço Kacarov nuk po merr parasysh marrjen e masave për të forcuar procesin e vaksinimit në vend. Bullgaria është e fundit në Evropë përsa i përket vaksinimit kundër Covid-19.
“Vaksina është një akt vullnetar. Agresioni i tepërt në këtë drejtim mund ta përkeqësojë situatën. Nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë këtë me forcë. Teza se njerëzit nuk janë të informuar nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë që nuk është i njohur me vaksinat , edhe me lajmet e rreme për to”, tha Kacarov për Nova TV.
Ai shpjegoi se në këtë situatë, “arma e vetme është të kufizohen kontaktet midis njerëzve duke vendosur masa të reja”. Sipas tij, ky do të jetë çmimi që do të paguajë shoqëria nëse përqindja e të vaksinuarve mbetet e ulët.
Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..
Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..