"Të gjithë janë të lirë të marrin vendime për veten e tyre, por vaksinat janë mbrojtja e vetme që kemi për momentin," tha Presidenti Rumen Radev para gazetarëve në qytetin Pernik në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kontrollin e përhapjes së koronavirusit. Ai shtoi se kjo konfirmohet nga statistikat e pranimeve dhe vdekjeve në spitale, si dhe nga shtetet, ku procesi i vaksinimit është avancuar dhe ato tashmë po hapen për një jetë të plotë sociale-ekonomike.
"Ne nuk do të detyrojmë askënd të vaksinohet, por ka pika vaksinimi kudo, kështu që mendoni për veten dhe për njerëzit tuaj të dashur" - apeloi Rumen Radev.Në fillim të mbledhjes së rregullt të Këshillit të Ministrave, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për formimin e qeverisë. Sipas tij, "kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë për t'u udhëhequr nga interesat e popullit". Qeveria e përkohshme,..
Para seancës së Kuvendit Popullor të caktuar për në orën 11:00, GERB-SDS filloi bisedimet për veprimet e ardhshme politike në parlamentin e ri. Lideri Bojko Borisov personalisht drejton ekipin negociator së bashku me Raja Nazarjan, Rosen Zhejazkov dhe..
Në Sofje nisin ekspozitat e specializuara ndërkombëtare Mania e Mishit, Rruga e Qumështit, Bulpek, Interfood & Drink dhe Wine & Spirits show. Nga data 13 deri më 16 nëntor në Inter Expo Center mbi 330 prodhues, shpërndarës, tregtarë nga Bullgaria..
Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria..
Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të..
Përfaqësuesit e popullit bënë një përpjekje të tretë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e tyre. Forcat politike parashtruan edhe një herë pesë..