Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësit nuk mund të detyrojë punonjësit të vaksinohen

Gëllëb Donev
Foto: BGNES

Certifikata e gjelbër nuk shkel të drejtat e punës të njerëzve, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministër i çështjeve sociale Gëlëb Donev.

Ai theksoi se vendosja e kufizimeve në kushtet e pandemisë është e lejueshme që të ruhet shëndeti dhe jeta e popullsisë. Këtë e vërtetojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës së Lartë Administrative Bullgare.

Donev rikujtoi se punëdhënësit nuk kanë të drejtën të detyrojnë punëtorët të vaksinohen. Ata që nuk duan mund të testohen. Punëdhënësit kanë të drejtën të marrin teste antigjene falas. Çmimi i kampionimit është 5 euro për një test, por mund të kursehet nëse punëdhënësi siguron një punonjës të vet mjekësor, shpjegoi zëvendëskryeministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimimitr Gllavçev (majtas) dhe presidenti Radev

Përbërja e kabinetit të ri është gati

Kandidati përkryeministër në detyrë dhe kryeministri në detyrë deri më tani Dimitër Gllavçev ia prezantoi presidentit Rumen Radev përbërjen e kabinetit në detyrë, njoftoi BTA. Në qeverinë e mëparshme, kryeministri në detyrë, Dimitër Glavçev,..

rinovuar më 24-08-26 1.59.MD

Mbetjet e një sateliti kaluan mbi qiellin bullgar

Mbrëmë vonë, observatori në Rozhen ka vëzhguar një trup të ndritshëm me madhësinë e një makine ose autobusi. Nikolla Petrov, drejtori i observatorit, tha për BNT se nuk bëhet fjalë për një meteorit apo asteroid, por për mbeturina nga satelitët..

botuar më 24-08-26 9.44.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD