Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doktori Venelin Todorov: Shkenca në një nivel botëror mund të bëhet dhe në Bullgari

Fituesi i sivjetshëm i çmimit “Xhon Atanasov” është shkencëtari i dytë në historinë e konkursit që vazhdon të punojë në atdheun e tij

Foto: BGNES

Ai është një shkencëtar i ri i suksesshëm, i cili zgjedh të zhytet në thellësitë e universit në tokën e tij të lindjes-në Bullgari. Dhe është i vlerësuar për punën e tij. Kjo është historia e vërtetë jetike e doktorit Venelin Todorov. Banuesi nga qyteti Ruse i cili është 34 vjeç, është mbajtësi i sivjetshëm i çmimit të madh “Xhon Atanasov” për merita të jashtëzakonshme në shkencat kompjuterike. Çmimi u dorëzua personalisht nga kreu i shtetit Rumen Radev në fillim të muajit.

Doktori Venelin Todorov punon si  Krye asistent në Institutin e Matematikës dhe Informatikës të Akademisë Bullgare të Shkencave, i specializuar në "Modelimin e sistemeve komplekse me dimensione të mëdha". Ai është mezi shkencëtari i dytë nën moshën 35 vjeçare në historinë 19 vjeçare të konkursit, i cili e fiton njohjen, pasi e ka përfunduar arsimin e vet të lartë dhe ka mbetur të punojë në Bullgari. Një fakt, të cilin e pranon si një njohje ndaj shkencës bullgare si tërësi dhe një motivacion të vazhdojë të merret me shkencë. Kurse nga ana emocionale ai ia kushton çmimin nënës së tij të ndjerë. Por përpara se tu njohim me këtë se çfarë pikërisht përbën puna e tij dhe si lidhet ajo me jetën tonë të përditshme, kthehemi mbrapa në kohën kur çdo gjë fillon në qytetin Ruse. 


“Akoma si nxënës gjëja më e preferuar dhe e dashur prej meje ishte të zgjidh probleme dhe detyra të ndryshme - tregon doktori Todorov përpara Radios Kombëtare Bullgare.  Pas kësaj në Gjimnazin Matematikor në qytetin Ruse i thellova njohuritë e mia. Në klasën e 12 më dhanë vlerësim nga olimpiada kombëtare dhe me të në mënyrë të drejtpërdrejtë më pranuan në Universitetin e Sofjes me matematikë. Pasoi një master në matematikën e aplikuar dhe kjo çoi në një pozicion doktoranture në Akademinë Bullgare të Shkencave, ku punoj aktualisht.”

Olimpiadat e nxënësve në fizikë, kimi dhe biologji po kështu nuk mbeten të huaja për Venelinin. Në kohën e tij të lirë ai ka pëlqyer të pikturojë, të fotografojë  dhe të studiojë astronominë. Por çfarë punon në fakt doktori Venelin Todorov? 

“E thënë në mënyrë më të përgjithësuar, e aplikoj matematikën në shkenca të tjera. Zakonisht përpiqemi që të gjejmë një përshkrim të lidhjeve të përbashkëta  ndërmjet madhësive në një sistem real të caktuar, me anë të ekuacioneve të ndryshme - diferenciale dhe integrale.”

Dhe në mënyrë fare të logjikshme vjen pyetja se përse mbajtësi i sivjetshëm i çmimit “Xhon Atanasov”  është mezi pronari i dytë i saj i cili mbeti në atdheun e tij?

“Nga njëra anë, kështu rrodhën rrethanat, se gjeta një mjedis të mirë, një ekip të mirë dhe drejtues të mirë me të cilin punoj, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e çdo një njeriu. Nga ana tjetër është lidhja ime e fortë me njerëzit e afërt, me shokët e mi.  Unë e dua atdheun tim! Shkencë mund të bëhet  dhe në Bullgari, kështu që-përse jo! Të rinjtë mund të mbeten dhe këtu. Çmimi im po kështu tregon se, në Bullgari mund të arrihen rezultate, të cilat të jenë konkurruese me ato botërore. Madje dhe ne kemi përpunime të tilla në një nivel botëror me kolegë nga Franca, nga Rusia. Këtu kushtet janë të mira, me përjashtim të pagesës, por kur unë fillova gjërat qenë mjaft më keq . Ka se çfarë të dëshirohet, por po ecim përpara”- është kategorik Venelin Todorov.

Autore Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Milena Vodeniçarovës, BNR-“Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, president.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur shkruaj tekste të ashpra publike, është pikërisht sepse e dua Bullgarinë dhe besoj në potencialin e bullgarëve

Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..

botuar më 24-09-22 8.30.PD
Jaap van Beelen

Jaap van Beelen dhe koleksioni i tij unik i qilimave të vjetër bullgarë

Ai thotë se ka kohë që nuk ndihet i huaj në Bullgari. Kjo është shtëpia e tij, ai e di bullgarishten dhe, si shumica e bashkatdhetarëve tanë, është i emocionuar për situatën politike në vend. Por pasioni i tij më i madh, ajo që i mbush ditët me dritë..

botuar më 24-09-15 10.45.PD
Stefan dhe Maksim Ivanovi

Dy bullgarë kaluan Oqeanin Arktik me një varkë me vozitje

Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..

botuar më 24-09-10 4.56.MD