“Ne kemi siguruar ilaçe paraprakisht, po hapim gradualisht shtretërit për pacientët me Covid, është siguruar oksigjen të mjaftueshëm”. Këtë e evidentoi Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov në një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në vendin tonë. Ai theksoi se numri i të infektuarve ka ardhur në rritje gjatë javëve të fundit dhe sistemi i kujdesit shëndetësor është afër kapacitetit maksimal. “Situata me pandeminë në vend është e vështirë, por ende është nën kontroll”, tha Kacarov. Nëse masat e vendosura me “certifikatën e gjelbër” nuk japin rezultat, alternativa është vendosja e një bllokimi, tha Kacarov. Sipas tij, megjithatë, bllokimi ende mund të shmanget.
Nga fillimi i Vitit të Ri, shkencëtarët bullgarë do të punojnë në një projekt në shkallë të gjerë në lidhje me teknologjitë e hidrogjenit dhe hidrogjenit për të ndihmuar në zhvillimin e transportit dhe energjisë më të pastër, tha për BNR Petër..
Një mijë dhurime të tjera gjaku u bënë gjatë vitit të kaluar në Qendrën e Hematologjisë Transfuzive të Akademisë Mjekësore Ushtarake, njoftuan nga institucioni mjekësor. “Më shumë se 7 mijë janë dhuruesit e gjakut - gjysma e tyre janë tradicionalisht..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...