Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kulmin e valës së katërt Covid në Bullgari

A janë gati shkollat të hapin dyert për nxënësit më të vegjël dhe në çfarë kushtesh?

Foto: BGNES

Frekuentimi i orëve të mësimit të nxënësve nga klasa 1 deri në klasën e 4, i ndërprerë në shumë shkolla në Bullgari për shkak të sëmundshmërisë së lartë, me shumë mundësi do të rifillojë pas datës 8 nëntor. Sipas informatës së Ministrisë së Arsimit, kthimi në shkollë gjatë valës së tanishme epidemike do të bëhet e mundur gjatë sigurimit të një mjedisi maksimalisht të pa rrezikshëm. Masat parashikojnë një testim falas të nxënësve që nuk kanë qenë të sëmurë apo të vaksinuar (nëse janë në moshën mbi 12 vjeç) dhe vaksinim, dokument për kalimin e sëmundjes ose testim falas të mësuesve të tyre. Nëse prindërit japin pëlqimin që fëmija e tyre të testohet për virusin, ai do të mësojë duke qenë i pranishëm. Me kusht që ata nuk pajtohen - do të mbetet që të mësojë në shtëpi në internet.

“Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës po bëjmë gjithçka që të krijohet një organizim që testimi i nxënësve nga klasa 1 deri në klasën e 4 të fillojë menjëherë - vuri në dukje përpara Radios Kombëtare Bullgare Maria Gajdarova, zëvendës-ministre e arsimit. Në rastet, kur sëmundshmëria është mbi 750 në 100 000 të bëjmë teste. Ne kemi bërë edhe një anketë për gatishmërinë e shkollave dhe do të përpunojmë rezultatet. Ne pranojmë edhe mendimet e organizatave të prindërve, dëgjojmë çdo mendim dhe çdo pyetje të bërë. E kemi më se të qartë se do të ketë dhe situata, të cilat do të jenë specifike, se kjo është një praktikë e mirë evropiane dhe unë jam e bindur dhe besoj se, prindërit dhe nxënësit në vend mund të krijojnë organizimin e duhur për kthimin e këtyre nxënësve.”

Maria Gajdarova

Për nxënësit më të vegjël trajnimi ballë për ballë është me një rëndësi të madhe. Nëse fëmija nuk është në klasë, ai rrezikon të mbetet mbrapa si për nga ana e procesit mësimor, kështu dhe në krijimin e shprehive që lidhen me përvetësimin e njohurive.

“Shqetësimet janë si nga ana e prindërve, kështu dhe nga analizat të cilat i bëjmë, se procesi arsimor është i pacilësueshëm dhe si rezultat - fëmijët nuk dinë shkrim e këndim. Prandaj duhet të mendojmë në dy drejtime - të fusim këto teste për krijimin e një mjedisi të parrezikshëm dhe të punojmë për përgatitjen dhe organizimin e tij. Kur dhe mësuesit, dhe fëmijët janë në një mjedis të tillë, mund të kemi një proces të tillë arsimor. Në rast të kundërt rreziku është mjaft i madh dhe pa teste nuk ka sesi të garantojmë një mjedis pa rrezikues. “

Pjesa më e madhe e prindërve e përshëndetën vendimin, me shpresën se, fëmijët e tyre do të mund të mësojnë përsëri në shkollë mes vërsnikëve të vet.

“Nuk mendoj se kjo masë do të dëmtojë, madje përkundrazi - shënon Maria Angjellova, nëna e një nxënësi nga klasa e dytë. Shpresoj se kjo do të ndihmojë për zbulimin e fëmijëve të sëmurë dhe kështu do të ndalojë shpërndarja e sëmundjes mes bashkënxënësve të tyre dhe familjeve të tyre. Thjesht në mënyrë organizative nuk mund ta përfytyroj sesi do të bëhet, madje nuk kam ankesa edhe sikur të nevojitet të aplikohen dhe teste më intensive. Me rëndësi është që fëmijët të jenë mirë.”

Në shkollën më të madhe në vend , me afro 2400 nxënës - shkolla e kryeqytetit numër 18, “William Gladstone”  me studimin e gjuhëve lindore, drejtoresha Veliçka Stojçeva ve në dukje se, akoma në fillim të vitit mësimor mbi 60% nga prindërit kanë përkrahur idenë për testim të nxënësve: 

Veliçka Stojçeva

“Tani pamja ka ndryshuar shumë, ka një qartësi më të madhe sa i përket aplikimit të opsioneve të testimit dhe pres që përqindja të jetë më e lartë.Që të ketë një qetësi në sistem, testet janë të nevojshme gjatë sigurimit të një mjedisi të parrezikshëm për fëmijët. Nëse arrihet deri në aplikimin e testeve, ato do të bëhen në fillim të orës së parë të mësimit nga mësuesi përkatës, që të mund procesi të jetë i njëkohshëm për të gjithë nxënësit.”

Përpilues: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD