Një ekspozitë me fotografi unike të bëra nga blogerët bullgarë të udhëtimit do të promovojë turizmin e brendshëm në kushtet e pandemisë. Autorët e 25 fotografive janë anëtarë të organizatës joqeveritare ASTOM, e cila bashkon blogjet më të vizituara bullgare të udhëtimit. Nga data 7 deri më 20 nëntor, vizitorët e një objekti të madh tregtar në bulevardin “Bullgaria” në kryeqytet, që disponojnë një certifikatë të gjelbër, do të mund të shohin disa nga këndet më të bukura të vendit tonë, të para përmes objektivit të travel-fotografëve. Ekspozita do të paraqitet edhe në qytete të tjera bullgare.
Shumica e fotografive janë bërë në vitin e fundit të kufizimeve kundër përhapjes së Covid-19. Krahas pamjeve nga vende të njohura, si Veliko Tërnovo, Manastiri Sokollski dhe kompleksi etnografik "Etër", ekspozita do të prezantojë kënde pothuajse të panjohura në Bullgari, shpesh të paprekura nga qytetërimi. Midis tyre janë dolmeni mistik Plloçata (“Pllaku”) në Sredna Gora, kisha e vogël e vetmuar “Shën Petka” në digën Smollsko, xhamia me dy minaret në fshatin Çepinci në Rodope, pamja e jashtëzakonshme e qiellit me yje mbi fshatin Tjulenovo të Detit të Zi dhe akoma shumë pamje fantastike nga Bullgaria e vërtetë, të cilat janë shumë larg klisheve të turizmit masiv.
Në pranverën e vitit 2020, menjëherë pas fundit të bllokimit të parë, blogerët e udhëtimit bënë thirrje në rrjetet sociale për mbështetje të turizmit vendas, duke zgjedhur Bullgarinë për pushimet tona.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, situata e komplikuar në lidhje me pandeminë nuk i ka penguar bashkatdhetarët tanë të udhëtojnë. Për më tepër, vitin e fundit turistët bullgarë kanë zgjedhur vendlindjen, duke preferuar t’i organizojnë vetë udhëtimet e tyre në vende pak të njohura në Bullgari. Sa për turizmin rural dhe aventurier ai është në rritje! Më shpesh, udhëtarët frymëzohen pikërisht nga blogjet e udhëtimit, ku ka shumë informacione të dobishme dhe foto të bukura. Dhe autorët e tyre nuk ndalojnë së udhëtuari, fotografuar, ëndërruar dhe ndarë atë që kanë parë dhe përjetuar, pavarësisht krizës së koronavirusit!
Në ditët e ekspozitës së udhëtimit do të luhet një lojë me çmime të ndryshme. Fituesi do të shpallet sipas parimit të rastësisë dhe do të fitojë një kanavacë me një foto të ekspozitës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..
Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..
A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..
Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik..