Këngëtari, poeti dhe autor i dhjetëra hiteve, Mihaill Bellçev është ndër artistët më të njohur dhe më të dashur në fushën e estradës bullgare. Në gusht ai mbushi 75 vjeç. Mihaill Bellçev do ta festojë jubileun e vet me një koncert në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Ai zgjodhi datën 8 nëntor, sepse atëherë është Dita e Kryeengjëllit Mihaill, kur së bashku me shumë bullgarë të tjerë artisti i njohur feston ditën e emrit. Interpretuesi i dhjetëra hiteve ka ftuar kolegë të brezave të ndryshëm, të cilët do të shfaqen bashkë me të në skenë. Para Zheni Monevës, një kolege nga Radioja Kombëtare Bullgare, Mihaill Belçev tha:
“Mendoj se do të jetë një koncert i bukur, miqësor – diçka që do të tregojë se kënga jonë argëtuese meriton admirim. Poezia dhe muzika do të “sundojnë” sonte. Shpresoj që njerëzit të ndihen mirë dhe të harrojnë të paktën disa nga problemet e tyre. Për mua, përvjetori është një festë e këndshme. Jam i lumtur që mund të mbledh publikun tim, miq, kolegë, të gjithë ata që e duan muzikën bullgare”.
Mihaill Bellçev është më shumë se 50 vjet në skenë. Si këngëtar dhe autor këngësh ai ka marrë dhjetëra çmime, si dhe çmime të mëdha shtetërore, por, si çdo artist, vlerëson veçanërisht njohjen e publikut.
“Çdo këngë e imja ka një legjendë, tregon një histori. Është mirë që shumica e tyre janë të gjalla, që “marrin frymë”, me to njerëzit kujtojnë takime, ndarje, dashuri...” – tha Mihaill Bellçev.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..
Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..
Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..
Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të..
Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh..