Këngëtari, poeti dhe autor i dhjetëra hiteve, Mihaill Bellçev është ndër artistët më të njohur dhe më të dashur në fushën e estradës bullgare. Në gusht ai mbushi 75 vjeç. Mihaill Bellçev do ta festojë jubileun e vet me një koncert në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Ai zgjodhi datën 8 nëntor, sepse atëherë është Dita e Kryeengjëllit Mihaill, kur së bashku me shumë bullgarë të tjerë artisti i njohur feston ditën e emrit. Interpretuesi i dhjetëra hiteve ka ftuar kolegë të brezave të ndryshëm, të cilët do të shfaqen bashkë me të në skenë. Para Zheni Monevës, një kolege nga Radioja Kombëtare Bullgare, Mihaill Belçev tha:
“Mendoj se do të jetë një koncert i bukur, miqësor – diçka që do të tregojë se kënga jonë argëtuese meriton admirim. Poezia dhe muzika do të “sundojnë” sonte. Shpresoj që njerëzit të ndihen mirë dhe të harrojnë të paktën disa nga problemet e tyre. Për mua, përvjetori është një festë e këndshme. Jam i lumtur që mund të mbledh publikun tim, miq, kolegë, të gjithë ata që e duan muzikën bullgare”.
Mihaill Bellçev është më shumë se 50 vjet në skenë. Si këngëtar dhe autor këngësh ai ka marrë dhjetëra çmime, si dhe çmime të mëdha shtetërore, por, si çdo artist, vlerëson veçanërisht njohjen e publikut.
“Çdo këngë e imja ka një legjendë, tregon një histori. Është mirë që shumica e tyre janë të gjalla, që “marrin frymë”, me to njerëzit kujtojnë takime, ndarje, dashuri...” – tha Mihaill Bellçev.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..