Sivjet Shkolla Kombëtare e Arteve Popullore në fshatin Shiroka Llëka në malin e Rodopeve hyri në jubileun e vet gjysmë shekullor. Me trajnimin e saj unik të profilizuar në këngën popullore, instrumentet tradicionale bullgare dhe vallet, ajo është vendosur si një qendër për trajnimin e profesionistëve të ardhshëm në fushën e folklorit. Grupet e veçanta të studentëve: kori, orkestra, grupi i vallëzimit, formacionet e dhomës, grupet për folklor autentik kultivojnë tek të diplomuarit e talentuar sjellje të përshtatshme skenike, mundësi për realizim të ardhshëm krijues dhe për konkurrim të suksesshëm në gara të ndryshme interpretuese në Bullgari dhe në mbarë botën. Edukimi muzikor i specializuar dhe i përgjithshëm zhvillon aftësi, praktika për kërkimin e shembujve të panjohur nga rrënjët folklorike, deshifrimin dhe interpretimin e tyre nga “zbuluesit” e rinj. Për prestigjin e shkollës një kontribut gjatë viteve kanë pedagogët me një kualifikim të lartë profesional muzikor dhe një kulturë të përgjithshme solide.
“Ideja është të mund të popullarizohet dhe të ruhet pasuria folklorike e Bullgarisë në rajonet e ndryshme tek ne - thotë Stojanka Tenova, drejtoreshë e Shkollës Kombëtare të Arteve Popullore. Kështu, përpara 50 vjetëve në “Luginën e Këmborëve”, siç e quajnë në mënyrë poetike fshatin Shiroka Llëka, krijohet Shkolla e Mesme Muzikore për instrumente dhe këngë popullore. Ajo hap dyer më 1 shtator 1971 dhe fillon pa një bazë të vet personale materiale, vetëm me kurajën e një grushti njerëzish. Provimi i parë i pranimit ka qenë më 5 shtator 1971. Profesori Parashkev Haxhiev, profesori Manoll Todorov, profesori Asen Diamandiev vlerësojnë kandidatët e parë. Periudha fillestare nuk ka qenë fare e lehtë për formimin e një programi normal mësimor. Mbase asnjë nuk i ka dhënë llogari vetes se merr pjesë në një ngjarje historike. Shkolla shumë shpejt grumbullon autoritet dhe tërheq fëmijë nga rajoni dhe nga i gjithë vendi.
Në fillim fare nxënësit tanë kanë marrë përvojë nga gajdexhinjtë legjendarë rodopas Dafo Trendafillov, Mihaill Kallfov, si dhe nga pedagogët e tjerë mbi lëndët e specializuara. Atëherë vendoset tradita që nxënësit tanë gjatë gjithë vitit të kërkojnë këngë të panjohura, melodi nga krahina e tyre e lindjes dhe të punojnë në terren.”
Sivjet u zhvillua edicioni i tretë i festivalit folklorik “Shiroka Llëka këndon, ekzekuton dhe vallëzon”, i cili jep mundësi të prezantohen arritjet e nxënësve të talentuar, kurse ata të ardhshëm të njihen me arritjet e shkollës.
Për periudhën 2021-2022 që të gjitha iniciativat janë nën shenjën e jubileut. Gjatë pranverës më 7 maj parashikojmë një koncert festiv. Krenohemi për nxënësit tanë, të cilët janë realizuar dhe si krijues. Ata janë solistë në ansamble folklorike, pedagogë në universitet, mësues të cilët përgatisin kandidatët e ardhshëm. Përpara 35 vjetëve unë vet zgjodha që të vij në Shkollën Kombëtare të Arteve Popullore, kurse prej 25 vjetëve tanimë jam drejtoreshë. Jam e kënaqur dhe e frymëzuar nga ajo e cila bëhet në shkollë. Çdo ditë e kaloj pragun me shumë gëzim. Jam shumë e lumtur dhe krenare se punoj me një ekip kolegësh punëdashës, të talentuar dhe të përkushtuar.”
Nga zonja Tenova mësuam po kështu se për këto 50 vjet kanë përfunduar mësimet e tyre 1342 nxënës në degët: këngë popullore, instrumente popullore, valle, kurse një dëshmi për një kualifikim profesional kanë marrë 389 nxënës.
Kjo është një plejadë e vërtetë talentesh - një certifikatë elokuente për shkollimin e lartë profesional të Shkollës Kombëtare të Arteve Popullore në Shiroka Llëka.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/nufi.shiroka.lukka
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..