Në një ceremoni zyrtare në Qendrën Kulturore “Flagey” në Bruksel, u dorëzua Çmimi Evropian për Letërsi - 2021. Fituesi bullgar i çmimit prestigjioz është shkrimtari Georgi Bërdarov.
Në vitin 2015 ai fitoi çmimin e programit “Dorëshkrimi” në Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ dhe botoi romanin e tij të parë “Unë ende i numëroj ditët”. Romani i tij i dytë "Absolvo te" u botua në fund të vitit 2020 dhe fitoi vendet e para në libraritë bullgare. Juria bullgare për çmimin evropian e shpalli njëzëri fitues në muajin maj.
Në ceremoninë në Bruksel morën pjesë fitues të tjerë nga gjithsej 13 vende. Në skenë, Bërdarov lexoi një fragment nga libri dhe iu bashkua një debati me autorë të tjerë fitues të çmimeve.Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..