Në një ceremoni zyrtare në Qendrën Kulturore “Flagey” në Bruksel, u dorëzua Çmimi Evropian për Letërsi - 2021. Fituesi bullgar i çmimit prestigjioz është shkrimtari Georgi Bërdarov.
Në vitin 2015 ai fitoi çmimin e programit “Dorëshkrimi” në Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ dhe botoi romanin e tij të parë “Unë ende i numëroj ditët”. Romani i tij i dytë "Absolvo te" u botua në fund të vitit 2020 dhe fitoi vendet e para në libraritë bullgare. Juria bullgare për çmimin evropian e shpalli njëzëri fitues në muajin maj.
Në ceremoninë në Bruksel morën pjesë fitues të tjerë nga gjithsej 13 vende. Në skenë, Bërdarov lexoi një fragment nga libri dhe iu bashkua një debati me autorë të tjerë fitues të çmimeve.Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..