Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

23 kandidatë garojnë për postin e Presidentit

Foto: БГНЕС

Sot garojnë 23 çifte kandidate për President dhe Nënpresident të Republikës së Bullgarisë. Zgjedhjet e rregullta presidenciale përkojnë me zgjedhjet e parakohshme për Legjislaturën e 47 të Kuvendit Popullor.

12 prej kandidatëve për President janë propozuar nga komitetet e iniciativës, ndërsa pjesa tjetër janë kandidatë partiakë. Forcat kryesore politike nuk kanë kandidatë të tyre, por kanë deklaruar mbështetje për kandidatë të shpallur nga komitetet e iniciativës. Pavarësisht se kush e ka shpallur kandidaturën e tij, pasi е e merr detyrën, Presidenti duhet të jetë politikisht i paanshëm dhe të mishërojë unitetin e kombit.

Që të jetë legjitime zgjedhja e Presidentit që në raundin e parë, ai duhet të marrë më shumë se gjysma e votave reale dhe në votim duhet të marrin pjesë më shumë se 50% e qytetarëve me të drejtën e votimit. Në rast të kundërt duhet të zhvillohet balotazh brenda 7 ditëve dhe atëherë fituesi do të jetë kandidati me më shumë vota.

Historia e zgjedhjeve presidenciale në Bullgari filloi më 2 prill 1990. Atëherë, pas votimit të deputetëve në Kuvendin Popullor, si udhëheqës i shtetit u zgjodh Petër Mlladenov, i cili e mori postin nga Todor Zhivkovi pas rënies së tij nga pushteti më 10 nëntor 1989. Në vitin 1990, pas dorëheqjes së Petër Mlladenovit, Legjislatura e VII e Kuvendit Popullor zgjodhi President (Kryetar) të Republikës filozofin Dr. Zhelju Zhelev, përfaqësues i opozitës - Bashkimit të Forcave Demokratike. Në historinë e zgjedhjeve presidenciale Zhelju Zhelev është edhe Kreu i Shtetit që ka mbledhur më shumë vota deri më tani – 2 738 420. Rosen Plevneliev është zgjedhur me numrin më të vogël të votave, 1 698 136 vota në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas Kushtetutës bullgare, Presidenti mishëron unitetin e kombit dhe përfaqëson Republikën e Bullgarisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD