Më 14 nëntor, kur në Bullgari zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Radio Bullgaria do të ofrojë lajme dhe informacione për votimin në dhjetë gjuhë. Ju ftojmë të ndjekim së bashku rrjedhën e ditës së zgjedhjeve dhe të mësojmë rezultatet e votimit.
Faqja e internetit në gjuhën bullgare do të ndjekë votimin e bullgarëve jashtë vendit. Për këtë qëllim do të kalojmë nga Australia dhe Zelanda e Re përmes Afrikës së Jugut dhe Evropës e gjer tek SHBA-ja dhe Kanada-ja ...
Radio Bullgaria po përgatit edhe dy blloqe aktuale në gjuhën turke, të cilat do të transmetohen nga ora 13.00 deri në 14.00 në http://player.bnr.bg/. Transmetimet do të përfshijnë informacione nga i dërguari i posaçëm i BNR në Turqi, sondazhe me votuesit atje, komente dhe analiza të ekspertëve.
Bashkatdhetarët tanë kudo në botë mund të na dërgojnë informacione, sinjale, foto dhe video për votën jashtë vendit në postën elektronike të Redaksisë së Radio Bullgarisë në Gjuhën Bullgare radiobulgaria@bnr.bg dhe në faqen e saj në Facebook. Bullgarët në Shqipëri, si dhe të gjithë lexuesit dhe dëgjuesit tanë shqipfolës anembanë botës mund të na shkruajnë edhe në albanian@bnr.bg, ose në faqen e Redaksisë së Gjuhës Shqipe në Facebook.Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..
Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..
Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..
Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje..
61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..