Votuesit bullgarë e kanë bërë të qartë se duan që Bullgaria të marrë një rrugë të re. Këtë e bëri të ditur në konferencën për media bashkëkryetari i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill Petkov. Ai tha se "Po e vazhdojmë ndryshimin" e kupton se Bullgaria ka nevojë për një qeveri të rregullt dhe do të bëjë çmos për ta arritur këtë qëllim. Kjo do të jetë një qeveri koalicioni formuar në bazë të dialogut, por jo të kompromisit dhe korrupsionit.
Petkov vuri në dukje se tani për tani nuk ka diskutime për postet. Fillimisht do të identifikohen politikat e reja dhe më pas do të gjenden njerëzit e përshtatshëm.PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..