Ai është gjerman nga Hanoveri, por jeton në fshatin e zonës së Ruses -Nikollovo. Këtu ka krijuar familje, këtu rrit bimë dhe fidanë prej are, kurse vajrat e tij eterike mbi 20 lloje gëzojnë një interes të madh si tek ne, kështu dhe jashtë. Jonathan Middendorf mbërrin në Bullgari përpara 11 vjetëve. Ai arrin të mësojë gjuhën bullgare e cila është mjaft e vështirë për të huajt dhe deklaron se tanimë ndihet më shumë bullgar sesa gjerman.
Për Jonathanin Bullgaria nuk është një dashuri me shikim të parë por një njohje e vazhdueshme dhe një përshtatje. Tregon se e ka vizituar për herë të parë Bullgarinë gjatë muajit dhjetor. Përshtypjet e tij të para kanë qenë ajri i pistë, mbeturinat e hedhura gjithandej, rrëmuja…Por, sapo erdhi pranvera, vendi u gjelbërua, dhe kajsitë dhe qershitë lulëzuan. Mbeta i magjepsur nga bukuria!” - thotë Jonathan. Bashkë me bashkëshorten e tij e cila është nga fshati Nikollovo, kapen pas bujqësisë organike. Dhe biznesi niset mirë.
“Bujqësia gjithmonë më ka pëlqyer, sepse je në ajër të pastër dhe në fshat. I ndien rrënjët e tua dhe çfarë me të vërtetë është e rëndësishme për jetën - thotë Jonatan. Ky cikël i jetës është i lidhur gjithmonë me tokën. Ndihem një njeri më i ndryshëm, kur jam jashtë dhe e prek tokën. Më pëlqen kjo që bullgarët rrisin domate në kopsht dhe disi janë të lidhur me tokën dhe me atdheun, gjë që në Gjermani nuk ekziston.”
Firma e tij mbështetet më tepër tek online shitjet. ”Si tërësi njerëzit jashtë e lidhin Bullgarinë me korrupsionin dhe me kronikat kriminale, prandaj në fillim klientët tanë ishin skeptikë, meqenëse në emrin e markës sonë përmendet dhe emri i Bullgarisë”, tregon Jonathan dhe shton se me kalimin e kohës jashtë fillojnë t’u besojnë më shumë produkteve “Made in BG”. “Sepse vajrat eterike bullgare janë me një cilësi shumë të lartë, ato janë jashtëzakonisht natyrale dhe shëndetësore dhe janë një alternativë e mjekësisë tradicionale” - sqaron Jonathan.
Por, problemet nuk mungojnë dhe ato nuk janë vetëm burokratike: “Si prodhues të vegjël agrarë, ne marrim pagime direkt, por pavarësisht nga kjo ndeshemi me vështirësi. Sistemi është i padrejtë dhe kaotik” - thotë Jonathan Middendorf:
“Subvencionet më të mëdha shpërndahen në bazë të pikave të grumbulluara, si për shembull në rastet e aplikimit për vizë kanadeze. Sa më shumë tokë ke, kaq më shumë pika merr”.
Në këtë mënyrë prodhuesit e mëdhenj, marrin subvencionet më të shumta - bëhet fjalë për milionë leva. Kjo fare nuk është gjë e ndershme kundrejt agrarëve të vegjël dhe i vë në kushte të një konkurrence të pabarabartë, mendon Jonathan. Dhe shton se në këto kohëra të vështira të Covid-19 dhe të një krize, të vegjlit vuajnë më tepër, në ndryshim nga të mëdhenjtë, të cilët më lehtë arrijnë deri tek ndihmat dhe subvencionet shtetërore. Pavarësisht nga kjo Jonathan Middendorf nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Bullgaria, sepse këtu ka zbuluar profesionin e tij dhe firma e tij rritet. Thotë se i pëlqejnë njerëzit tek ne, sepse janë të “hapur, spontanë dhe mundin disi lehtë dhe shpejt të evitojnë problemet dhe gjithmonë të shpëtojnë “. Por, nuk i pëlqen pesimizmi i famshëm bullgar dhe shpjegon:
“Jo të gjithë, por ka njerëz, të cilët janë pesimistë, ata janë të bindur se Bullgaria nuk do të rregullohet asnjëherë dhe se është më mirë “të emigrojmë në Angli ose në Gjermani, se aty është OK!” Takoj njerëz të cilët nuk duan të luftojnë për të ardhmen e shtetit të tyre, për vendbanimin e tyre. OK, kur nuk je i kënaqur, mundohu të ndryshosh gjërat. Sepse nëse të gjithë fillojnë të mendojnë për bashkësinë, gjërat herët ose vonë do të përmirësohen ” – thotë në fund të bisedës sonë Jonathan Middendorf.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..
Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..
Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..