Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga Hanoveri deri në fshatin Nikollovo ose si Jonathan Middendorf zhvillon bujqësi organike në Bullgari

Jonathan Middendorf
Foto: arkiv personal

Ai është gjerman nga Hanoveri, por jeton në fshatin e zonës së Ruses -Nikollovo. Këtu ka krijuar familje, këtu rrit bimë dhe fidanë prej are, kurse vajrat e tij eterike mbi 20 lloje gëzojnë një interes të madh si tek ne, kështu dhe jashtë. Jonathan Middendorf mbërrin në Bullgari  përpara 11 vjetëve. Ai arrin të mësojë gjuhën bullgare e cila është mjaft e vështirë për të huajt dhe deklaron se tanimë ndihet më shumë bullgar sesa gjerman.

Për Jonathanin Bullgaria nuk është një dashuri me shikim të parë por një njohje e vazhdueshme dhe një përshtatje. Tregon se e ka vizituar për herë të parë Bullgarinë gjatë muajit dhjetor. Përshtypjet e tij të para kanë qenë ajri i pistë, mbeturinat e hedhura gjithandej, rrëmuja…Por, sapo erdhi pranvera, vendi u gjelbërua, dhe kajsitë dhe qershitë lulëzuan. Mbeta i magjepsur nga bukuria!” - thotë Jonathan. Bashkë me bashkëshorten e tij e cila është nga fshati Nikollovo, kapen pas bujqësisë organike. Dhe biznesi niset mirë.


“Bujqësia gjithmonë më ka pëlqyer, sepse je në ajër të pastër dhe në fshat. I ndien rrënjët e tua dhe çfarë me të vërtetë  është e rëndësishme për jetën - thotë Jonatan. Ky cikël i jetës është i lidhur gjithmonë me tokën. Ndihem një njeri më i ndryshëm, kur jam jashtë dhe e prek tokën. Më pëlqen kjo që bullgarët rrisin domate në kopsht dhe disi janë të lidhur me tokën dhe me atdheun, gjë që në Gjermani nuk ekziston.”

Firma e tij mbështetet më tepër tek online shitjet. ”Si tërësi njerëzit jashtë e lidhin Bullgarinë me korrupsionin dhe me kronikat kriminale, prandaj në fillim klientët tanë ishin skeptikë, meqenëse në emrin e markës sonë përmendet dhe emri i Bullgarisë”, tregon Jonathan dhe shton se me kalimin e kohës jashtë fillojnë t’u besojnë më shumë produkteve “Made in BG”. “Sepse vajrat eterike bullgare janë me një cilësi shumë të lartë, ato janë jashtëzakonisht natyrale dhe shëndetësore dhe janë një alternativë e mjekësisë tradicionale” - sqaron Jonathan. 


Por, problemet nuk mungojnë dhe ato nuk janë vetëm burokratike: “Si prodhues të vegjël agrarë, ne marrim pagime direkt, por pavarësisht nga kjo ndeshemi me vështirësi. Sistemi është i padrejtë dhe kaotik” - thotë Jonathan Middendorf:

“Subvencionet më të mëdha shpërndahen në bazë të pikave të grumbulluara, si për shembull në rastet e aplikimit për vizë kanadeze. Sa më shumë tokë ke, kaq më shumë pika merr”.

Në këtë mënyrë prodhuesit e mëdhenj, marrin subvencionet më të shumta  - bëhet fjalë për milionë leva. Kjo fare nuk është gjë e ndershme kundrejt agrarëve të vegjël dhe i vë në kushte të një konkurrence të pabarabartë, mendon Jonathan. Dhe shton se në këto kohëra të vështira të Covid-19 dhe të një krize, të vegjlit vuajnë më tepër, në ndryshim nga të mëdhenjtë, të cilët më lehtë arrijnë deri tek ndihmat dhe subvencionet shtetërore. Pavarësisht nga kjo Jonathan Middendorf nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Bullgaria, sepse këtu ka zbuluar profesionin e tij dhe firma e tij rritet. Thotë se i pëlqejnë njerëzit tek ne, sepse janë të “hapur, spontanë dhe mundin disi lehtë dhe shpejt të evitojnë problemet dhe gjithmonë të shpëtojnë “. Por, nuk i pëlqen pesimizmi i famshëm bullgar dhe shpjegon:


“Jo të gjithë, por ka njerëz, të cilët janë pesimistë, ata janë të bindur se Bullgaria nuk do të rregullohet asnjëherë dhe se është më mirë  “të emigrojmë në Angli ose në Gjermani, se aty është OK!”  Takoj njerëz të cilët nuk duan të luftojnë për të ardhmen e shtetit të tyre, për vendbanimin e tyre. OK, kur nuk je i kënaqur, mundohu të ndryshosh gjërat. Sepse nëse të gjithë fillojnë të mendojnë për bashkësinë, gjërat herët ose vonë do të përmirësohen ” – thotë në fund të bisedës sonë Jonathan Middendorf

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD
Doktori Stajko Stajkov

Dr. Stajko Stajkov hodhi themelet e klimatologjisë në Bullgari

Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..

botuar më 24-07-05 7.10.PD

Për jetën e mundshme në një botë pa monopole

Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..

botuar më 24-06-26 7.30.PD