Një protestë bllokoi sot dy herë trafikun në pikën kufitare "Kapitan Andreevo". Protestuesit ndaluan ata që hynin nga Turqia duke u argumentuar se janë kundër të ashtuquajturit “turizëm zgjedhor”. Sipas fjalëve të tyre përmes kufirit kalojnë autobusë me pasagjerë të cilët votojnë në Bullgari.
Pak minuta para orës 9.00, rreth 50 persona ndaluan lëvizjen në itinerarin e automjeteve që vinin nga Turqia. Një orë e gjysmë më vonë, pas negociatave mes policisë dhe protestuesve, lëvizja u rivendos. Në orën 11:15 rruga u bllokua sërish. Sipas korrespondentes sonë në Haskovo Dora Atanasova, për momentin qarkullimi përmes pikës kufitare është normal.Parlamenti ukrainas ka miratuar blerjen e dy reaktorëve bërthamorë rusë nga Bullgaria, raporton Euractiv. Komiteti i Energjetikës në Verhovna Rada i ka dhënë dritën jeshile blerjes së dy reaktorëve të vjetër bërthamorë rusë për të zgjeruar centralin atomik..
Grupi i tretë i ekspeditës së 33-të bullgare të Antarktidës mbërriti në ishullin Livingstone më 17 janar. Anija kërkimore bullgare - NIK 421 mirëpriti dhe transferoi antarktikët nga ishulli King George në ishullin Livingston, të cilat janë pjesë e..
Bullgaria prezantohet në ekspozitën ndërkombëtare për industrinë ushqimore, bujqësi dhe hortikulturë “Java e Gjelbër 2025” në Berlin, e cila fillon sot, 17 janar. Eventi, i cili do të zgjasë deri më 26 janar, është ekspozita më e madhe ndërkombëtare në..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në disa vende në ultësira dhe përgjatë luginave të lumenjve në Bullgarinë Jugore..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..