Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gabim njerëzor është shkaku i mundshëm për tragjedinë në Autostradën “Struma”

| rinovuar më 21-11-25 6.22.MD
Foto: BGNES

Hetuesit përjashtojnë versionin për aktin terrorist në incidentin e rëndë në Autostradën “Struma” që mori jetën e 44 personave, sipas të dhënave të fundit, ndër të cilët ka edhe fëmijë. Sipas Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, versioni kryesor i përplasjes së autobusit që transportonte shtetas maqedonas të Maqedonisë së Veriut mbetet një gabim njerëzor. Organet hetuese të RS të Maqedonisë dhe Bullgarisë po punojnë mbi rastin.

7 të mbijetuarit e shtruar në Spitalin “Pirogov” në Sofje janë në gjendje të qëndrueshme të përgjithshme dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre. Njëri prej tyre, i cili u operua dje, do të operohet sërish sot. Nuk dihet ende se kur do të transportohen të lënduarit në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i spitalit, Hristo Shivaçev, sqaroi se kjo me gjasë do të ndodhë në faza, sepse gjendja e tyre është e ndryshme.

Sipas një nga të mbijetuarit nga aksidenti në autostradën “Struma”, janë shpëtuar 8 veta, jo 7. I riu që ndihmoi të mbijetuarit e tjerë të zbrisnin nga autobusi i djegur e tha këtë në një takim personal me zëdhënësen e kryeprokurores Sijka Mileva në spitalin “Pirogov” në Sofje.” Më pas ai e përsëriti historinë e tij para hetuesve. Mirëpo, në spital ka 7 pacientë të mbijetuar dhe pritet që të konstatohet a ka akoma një të mbijetuar apo jo.

Në një intervistë për agjencinë e Maqedonisë së Veriut MIA drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup Aleksandër Stankov tha, se në vendin e aksidentit në Autostradën “Struma” u gjetën 44 kufoma dhe mbetje kufomash, të cilave do t’u bëhen analiza ADN dhe deri në përfundimin e tyre nuk mund të konstatohet numri i saktë i të vdekurve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është lider në Evropën Qendrore dhe Lindore përsa u përket eksporteve të produkteve bujqësore në Kinë

Në vitin 2023, 47% e totalit të eksporteve të Bullgarisë drejt Kinës është përbërë nga produkte bujqësore dhe ushqimore. Për sa i përket këtij eksporti në vitet 2022 dhe 2023, Bullgaria zë vendin e parë ndër vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore...

botuar më 24-08-23 4.55.MD

Nderojmë kujtimin e viktimave të regjimeve totalitare

Sot shënojmë Ditën e Kujtimit për Krimet e Regjimeve Nacional Socialiste, Komuniste dhe të tjera totalitare dhe nderojmë viktimat e tyre. Kryeministri Dimitër Gllavçev, i cili vendosi lule para Memorialit të Viktimave të Komunizmit, i cili ndodhet..

botuar më 24-08-23 4.03.MD

151 raportime për korrupsion në Ministrinë e Punëve të Brendshme në gjysmën e parë të vitit

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë pranuar 151 raporte me të dhëna për vepra korruptive të kryera nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas raportit për zbatimin e masave nga Plani Kundër Korrupsionit të Ministrisë së Punëve..

botuar më 24-08-23 10.27.PD