Hotelierët dhe pronarët e restoranteve nga Sandanski,Bullgari Jugperëndimore, do të protestojnë nëse nuk anulohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për testin e detyrueshëm PCR për hyrjen në Bullgari nga Greqia. Shoqata lokale e biznesit të turizmit i ka dërguar një letër të hapur presidentit dhe kryeministrit duke kërkuar që të hiqet kërkesa për ata që hyjnë nga Greqia, përfshirë edhe ata të vaksinuarit, për të paraqitur një test negativ PCR. Këtë e ka bërë të ditur Ilija Paskov, kryetar i hotelierëve dhe i pronarëve të restoranteve.
Për të njëjtin problem njoftojnë edhe nga Ruse. "Që të hyjë një person në Rumani ka nevojë për një "certifikatë të gjelbër", por që të kthehet në Bullgari ka nevojë për një test PCR, përveç certifikatës," i tha BNR Gergana Ilieva nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Rumune.Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..