Pritet që këtë fundjavë të zhvillohen negociata intensive për hartimin e marrëveshjes së koalicionit mes partive që janë partnere potenciale në qeverinë e re – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Partia Socialiste Bullgare /BSP/, “Ka një popull të tillë” /ITN/ dhe “Bullgaria Demokratike”. Këtë e tha bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov më 3 dhjetor, kur filloi punë Legjislatura e 47 e Kuvendit Popullor. Nëse negociatat janë të suksesshme, planifikohet që marrëveshja të nënshkrohet në fillim të javës së ardhshme, njoftoi reporterja Maria Fileva. Që pas kësaj do të komentohen emrat e ministrave.
"Ne duam që secili prej grupeve të ndihet i përfaqësuar në mënyrë proporcionale në qeveri. Besojmë se është e qëndrueshme ajo qeveri, në të cilën të gjithë marrin pjesë me ekspertët e tyre më të mirë në fushat që janë aktualisht të rëndësishme për Bullgarinë," tha Petkov.Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..
Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..
Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..