Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me forcat e përfaqësuara në parlament për të dorëzuar një mandat për formimin e qeverisë. Kreu i Shtetit priti fillimisht përfaqësuesit e “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Radev tha se pas zgjedhjeve ka përfunduar koha e udhëheqjes autoritare kryeministrore.
Kandidati për Kryeministër Kirill Petkov tha se është absolutisht e nevojshme që Bullgaria të ketë një qeveri të rregullt е cila t'i zgjidhë problemet urgjente në një mandat të plotë dhe me një parlament funksionues.
Në takimin me presidentin, kryetarja e grupit parlamentar GERB-SDS, Desisllava Atanasova, tha se ata do të jenë opozitë e qeverisë së majtë-liberale që po formohet.
“Ky ishte një vit i grindjeve dhe represioneve. Megjithatë, koalicioni ynë është forca e dytë politike në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor”, tha Atanasova. Ajo premtoi se nëse qeveria u kërkon ndihmë apo këshilla, ata janë të gatshëm t’i japin, por çdo gabim i qeverisë së ardhshme do të vihet në pah.Kriza politike është një fakt. Ajo mund të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet partive dhe institucioneve, tha lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ Mustafa Karadajë në konsultimet me Presidentin Rumen Radev.
“Zgjedhjet e treta kaluan me shpresa dhe pritshmëri shumë të mëdha të votuesve. Vendi ka nevojë për një kabinet të rregullt, duke pasur parasysh krizat e shumta me të cilat po përballemi," tha Karadajë. Ai theksoi se Bullgaria është vonuar me planin e saj për rimëkëmbjen dhe thithjen e fondeve nga programet operative të BE-së.
Pas konsultimeve me Presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë së re, liderja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelia Ninova tha se partia do të bëjë çmos për të pasur një kabinet të rregullt. Ninova theksoi se grupe ekspertësh dhe politike kanë shqyrtuar marrëveshjen e koalicionit dhe se BSP-ja ka disa vërejtje për të, të cilat do të diskutohen në nivel partiak. Tani për tani Kornelija Ninova ajo as konfirmoi, as mohoi se do të ishte zëvendëskryeministre në qeverinë e mundshme të ardhshme.
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në orët e mëngjesit do të ketë më shumë vranësira në rajonet ekstreme lindore dhe jugore, por pa reshje. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë , fluksi i refugjatëve nuk ndalet dhe aktualisht po rritet sërish pas një rënie të caktuar. Këtë e deklarojnë ukrainasit që jetojnë në Bullgari, të cilët ndihmojnë në përshtatjen e të sapoardhurve...
Ministria e Brendshme do të tregojë se është një sistem i depolitizuar dhe i përket vetëm qytetarëve bullgarë. Këtë e ka siguruar në ditën e parë të fushatës parazgjedhore për Parlamentin Evropian dhe zgjedhjet për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit..
Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës, do të..
Centrali atomik “Kozlloduj” mori vlerësimin më të lartë të mundshëm në shkallën e Aociacioni Botëror i Operatorëve Bërthamor (WANO) - kategoria A, njoftoi..
Nuk mund të bëjmë më shumë kompromise, tha kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev para gazetarëve në lidhje me rezultatet e..