Shkolla të larta në Bullgari krijuan doracakë elektronikë mësimor të gjuhës bullgare, historisë dhe gjeografisë për nxënësit dhe mësuesit nga shkollat bullgare jashtë shtetit. Materialet u demonstruan dhe u diskutuan gjatë Forumit të Dytë Ballkanik nën moton “Strategji për mësimin e gjuhës bullgare në një mjedis të huaj gjuhësor”. Forumi që u mbajt në Athinë u organizua nga Ministria e Arsimit dhe e Shekncës dhe nga Ambasada e Bullgarisë në Greqi.
Certifikimi i kompetencave gjuhësore në gjuhën bullgare sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët ishte gjithashtu ndër pikat kryesore të diskutimeve.
Në forum morën pjesë përfaqësues të shkollave të së dielës nga Greqia, Kroacia, Serbia dhe Turqia dhe të universiteteve në Bullgari, të cilat trajnojnë mësues të gjuhës bullgare jashtë vendit.
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..
Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..