Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentët festojnë sot, por këmbëngulin për forma të reja organizimi të procesit mësimor

Trajnimi online ka dëshmuar efektivitetin e tij, por duhet të kryhet paralelisht me mësimin me praninë fizike, thonë anëtarët e Unionit Evropian të Studentëve

Foto: Ani Petrova

Rreth 200 mijë persona studiojnë në 52 universitete në qindra specialitete në vendin tonë. Dhe siç e dikton tradita - 8 dhjetori është një ditë feste.

Një historik i vogël i festës

Ideja për të pasur një festë të veçantë në Bullgari, kushtuar studentëve, lindi në kokën e Ministrit të Arsimit Prof. Ivan Shishmanov në vitin 1897 të largët. Me vendimin e vet Këshilli Akademik i universitetit më të vjetër në vendin tonë – Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, përcakton që kjo të jetë dita e shenjtorit – 25 nëntor. Pas zëvendësimit të kalendarit Julian me kalendarin Gregorian (1916), festa studentore u zhvendos në datën me të cilën lidhet sot - 8 dhjetor.

Studentët në kohën e pandemisë

Gjatë afro 2 vjetëve të fundit, u nevojit që arsimi i lartë të kalojë përmes një transformimi të konsiderueshëm për Bullgarinë. Dhe nëse në fillim fare disa nga universitetet tek ne nuk ishin krejtësisht të përgatitur të zhvillojnë leksione dhe trajnime në distancë, sot - afro 2 vjet më vonë, arsimi online ecën sipas planit. Por nuk mungojnë dhe ata të cilët këmbëngulin për normalizimin e procesit mësimor. Rivendosja e trajnimit me prani është gjithashtu një objektiv kryesor për udhëheqjen e re të Unioni Evropian të Studentëve (ESU). Një nga anëtarët e tij është bullgari Stanimir Bojaxhiev.

Stanimir Bojaxhiev

“Nga Bullgaria isha kandidati i vetëm, i nominuar nga Përfaqësimi Kombëtar i Këshillave Studentorë, i cili është anëtar i plotëvlefshëm i organizatës për mbi 12 vjet. Mua m'u besua të drejtoja dy nga fushat kryesore: programi ”Erazëm+” dhe lëvizshmëria e studentëve dhe integriteti akademik. Kjo është një temë e cila tani po hyn mes komunitetit studentor. Bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me pronësinë intelektuale, plagjiaturën dhe mundësinë që studentët të jenë pjesë e komisioneve të ndryshme në institucionet arsimore dhe në nivel kombëtar në ministri dhe struktura të tjera”, tha Stanimiri për Radio Bullgarinë.

"Kthimi në procesin aktual mësimor duhet të bëhet pasi të garantohet siguria e nevojshme"- është kategorik Bojaxhiev. Forma e arsimit duhet të ketë një farë ndryshimi.

“Do të punojmë dhe për aplikimin e të ashtuquajturit  blended mobility, të cilin ne e quajmë një kombinim midis arsimit të pranimit dhe online mësimit. “

Stanimiri dhe anëtarët e tjerë të Unionit Evropian të Studentëve punojnë kryesisht online, ku punësimi i tyre nuk është i lidhur me ditë standarde pune. Jashtë Mbledhjeve të Përgjithshme të Unionit Evropian të Studentëve të cilat janë gjatë pranverës dhe vjeshtës, anëtarët e tij prej 45 sindikatave kombëtare të studentëve nga e gjithë Evropa, zhvillojnë një seri të tërë prej seminareve dhe trajnimeve të brendshme mbi tema të ndryshme. Më shpesh ato janë të lidhura me jetën e studentëve dhe me praktikat në arsimin e lartë të aplikuar në shtetet e ndryshme.

“Është mirë që bashkimi i komunitetit studentor evropian përmes kësaj organizate lejon që të dëgjohen çështjet rajonale dhe Unioni Evropian i Studentëve të ndihmojë zgjidhjen e tyre - pohon Stanimiri dhe jep shembull me praktika të mira nga Evropa Perëndimore, ku disa vende siguruan ndihmë për studentët, nën formën e granteve të ndryshme. Një gjë e ngjashme në Evropën Lindore nuk rastisi. Jemi dëshmitarë po kështu dhe të kushteve të ndryshme jetike, me të cilat ndeshen studentët në shtetet e ndryshme. Unioni Evropian i Studentëve ka mekanizëm, përmes të cilit të verë këto pyetje në rend të ditës, qoftë kjo përpara institucioneve evropiane ose kombëtare.”

Kurse, sa i përket festës së sotme, urimi i Stanimirit ndaj të gjithë ish studentëve si dhe ndaj studentëve të tanishëm dhe atyre të ardhshëm është të mbrojnë qëllimet e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre, pa marrë parasysh sa u kushton atyre kjo gjë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD