Tri partitë e koalicionit “Bullgaria Demokratike” – “Demokratët për Bullgarinë e Fortë”, “Po, Bullgaria” dhe “Lëvizja e Gjelbër” do të mbështesin marrëveshjen e koalicionit dhe projekt qeverinë, u bë e qartë pas mbledhjeve të organeve të tyre drejtuese. Pritet që BSP dhe “Ka një popull të tillë” të vendosin për parametrat e propozuar. Ndërkohë, forcat politike negociuese do të vijojnë të sqarojnë detajet e një marrëveshjeje të ardhshme të koalicionit për formimin e kabinetit. Është ende e paqartë nëse dokumenti do të nënshkruhet bashkërisht apo do të ketë marrëveshje dypalëshe mes partisë fituese “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe secilit partner të koalicionit.
“Në shkallë të madhe, përbërja e Këshillit të Ministrave është e gatshme me emër dhe duhet ta kemi nënshkruar marrëveshjen deri të hënën”, tha i propozuari për kryeministër nga PP Kirill Petkov, para fillimit të bisedimeve të sotme në Kuvendin Popullor. Në momentin e fundit BSP bëri shtesa që prekin sferën sociale.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..