“Edicioni i 20 i “Universit të muzikës kompjuterike” është një pjesë nga festimet në lidhje me 30 vjetorin e Universitetit të Ri Bullgar, prandaj viti 2021 është një vit me të vërtetë special për ne”- thotë docentja doktoreshë Rosica Beçeva, pedagoge në Departamenti e “Muzikës”. Ideja kryesore, të cilën organizatorët gjithnjë e më suksesshëm po e realizojnë gjatë viteve është përfshirja e artistëve të rinj në fushën e muzikës elektronike, duke zgjeruar horizontet e tyre kulturore dhe krijuese.
“Në këtë festival prezantohen dhe krijime nga praktika elektronike-akustike, të cilat përfshijnë po kështu prezantime të gjalla, me instrumente akustike dhe elektronike - vazhdon docentja Beçeva. Koha jonë tregon se, kufiri midis muzikantëve, të lidhur me trajtimin e tingullit akustik dhe krijuesit e muzikës elektronike po bie gjithnjë e më shumë. Forumi është një nga dëshmitë, sepse mbledh kompozitorë të cilët punojnë në fusha të ndryshme. Duke krijuar projekte ndërdisiplinore, ne njohim shembuj vërtet të vlefshëm të praktikës sonë muzikore bashkëkohore.”
Ky edicion festiv i “Universit të muzikës kompjuterike” (1-11.12.2021) përfshin koncerte me muzikë moderne, demonstrime praktike dhe kurse arsimore për ekzekutim në instrumente elektronike, takime me disa nga specialistët më të mirë nga e gjithë bota, të cilët i njohin studentët nga Universiteti i Ri Bullgar me tendencat e reja në muzikën elektronike dhe bërjen e muzikës elektronike.
“Patjetër dua që të nënvizoj rolin e profesorit doktor Simo Llazarov, i cili dekada të tëra e drejton festivalin, të krijuar prej tij dhe i cili në mënyrë të palodhshme punon për popullarizimin dhe afirmimin e nxjerrjes elektronike të tingullit. Më e rëndësishmja për ne është prezantimi i produktit, të krijuar gjatë vitit të kaluar në Qendrën mësimore-praktike për një muzikë kompjuterike dhe dizajn të zërit “Stanisllav Stançev-Stenli” pranë Universitetit të Ri Bullgar. Projekti ndërdisiplinor që po e prezantojmë për të gjashtin vit radhazi quhet "Piktura nga Bullgaria". Për punën e vet mbi “Pikturat nga Bullgaria-5” nxënësit tanë morën “Lirë të kristaltë” - çmimin më të lartë tek ne për tingull dhe dizajn të tingullit. Si pedagogë të cilët marrin pjesë në realizimin krijues të këtyre studentëve, jemi jashtëzakonisht të lumtur për arritjen e tyre të lartë krijuese. Puna në ekip vazhdon në “ Piktura nga Bullgaria-6”, botimi i radhës i CD albumit, të cilin do ta prezantojmë më 11 dhjetor, në eterin e Radios Kombëtare. Të gjitha këto suksese i realizojmë me përkrahjen e madhe të Universitetit - si baza, ashtu edhe risitë teknologjike të Qendrës së Trajnimit dhe Kërkimit Praktik studimore mësimore-praktike janë një nga kushtet për krijimin e veprave të krahasueshme me modelet botërore. Le të rikujtojmë po kështu se në Universitetin e Ri Bullgar, gjatë vitit 1996, është krijuar specializimi i parë në vendin tonë "bërja e muzikës kompjuterike", e cila gjatë vitit të kaluar shënoi jubileun e vet çerekshekullor.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..