Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Universi i Muzikës Kompjuterike" me një edicion festiv

Universiteti i Ri Bullgar prezanton Festivalin e 20 Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike

Foto: arhiv

“Edicioni i 20 i “Universit të muzikës kompjuterike” është një pjesë nga festimet në lidhje me 30 vjetorin e Universitetit të Ri Bullgar, prandaj viti 2021 është një vit me të vërtetë special për ne”- thotë docentja doktoreshë Rosica Beçeva, pedagoge në Departamenti e “Muzikës”. Ideja kryesore, të cilën organizatorët gjithnjë e më suksesshëm po e realizojnë gjatë viteve është përfshirja e artistëve të rinj në fushën e muzikës elektronike, duke zgjeruar horizontet e tyre kulturore dhe krijuese.

“Në këtë festival prezantohen dhe krijime nga praktika elektronike-akustike, të cilat përfshijnë po kështu prezantime të gjalla, me instrumente akustike dhe elektronike - vazhdon docentja Beçeva. Koha jonë tregon se, kufiri midis muzikantëve, të lidhur me  trajtimin e tingullit akustik dhe krijuesit e muzikës elektronike po bie gjithnjë e më shumë. Forumi është një nga dëshmitë, sepse mbledh kompozitorë të cilët punojnë në fusha të ndryshme. Duke krijuar projekte ndërdisiplinore, ne njohim shembuj vërtet të vlefshëm të praktikës sonë muzikore bashkëkohore.”

Ky edicion festiv i “Universit të muzikës kompjuterike” (1-11.12.2021) përfshin koncerte me muzikë moderne, demonstrime praktike dhe kurse arsimore për ekzekutim në instrumente elektronike, takime me disa nga specialistët më të mirë nga e gjithë bota, të cilët i njohin studentët nga Universiteti i Ri Bullgar me tendencat e reja në muzikën elektronike dhe bërjen e muzikës elektronike.

“Patjetër dua që të nënvizoj rolin e profesorit doktor Simo Llazarov, i cili dekada të tëra e drejton festivalin, të krijuar prej tij dhe i cili në mënyrë të palodhshme punon për popullarizimin dhe afirmimin e nxjerrjes elektronike të tingullit. Më e rëndësishmja për ne është prezantimi i produktit, të krijuar gjatë vitit të kaluar në Qendrën mësimore-praktike për një muzikë kompjuterike dhe dizajn të zërit “Stanisllav Stançev-Stenli” pranë Universitetit të Ri Bullgar. Projekti ndërdisiplinor që po e prezantojmë për të gjashtin vit radhazi quhet "Piktura nga Bullgaria". Për punën e vet mbi “Pikturat nga Bullgaria-5” nxënësit tanë  morën “Lirë të kristaltë” - çmimin më të lartë tek ne për tingull dhe dizajn të tingullit. Si pedagogë të cilët marrin pjesë në realizimin krijues të këtyre studentëve, jemi jashtëzakonisht të lumtur për arritjen e tyre të lartë krijuese. Puna në ekip vazhdon në “ Piktura nga Bullgaria-6”, botimi i radhës i CD albumit, të cilin do ta prezantojmë më 11 dhjetor, në eterin e Radios Kombëtare. Të gjitha këto suksese i realizojmë me përkrahjen e madhe të Universitetit - si baza, ashtu edhe risitë teknologjike të Qendrës së Trajnimit dhe Kërkimit Praktik studimore mësimore-praktike janë një nga kushtet për krijimin e veprave të krahasueshme me modelet botërore. Le të rikujtojmë po kështu se në Universitetin e Ri Bullgar, gjatë vitit 1996, është krijuar specializimi i parë në vendin tonë "bërja e muzikës kompjuterike", e cila gjatë vitit të kaluar shënoi jubileun e vet çerekshekullor.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Aleksandra Ivanova para pjesëmarrjes së saj në "Javët Muzikore të Sofjes”

Nëse shikoni programet e saj të koncerteve, patjetër do t'ju bëjnë përshtypje dy gjëra - premierat e shumta dhe prania e vazhdueshme e veprave të autorëve bashkëkohorë - bullgarë dhe vitet e fundit edhe të huaj.   Aleksandra Ivanova tregon se..

botuar më 22-06-26 11.30.PD

Më puth dje

“Më puth dje”, një nga këngët më të reja në repertorin e Georgi Hristov, bashkon disa krijues jashtëzakonisht të talentuar bullgarë. Producent dhe frymëzues është Igor Markovski, i cili vitet e fundit realizoi filma të mrekullueshëm të shkurtër muzikor,..

botuar më 22-06-20 10.46.PD
Rumen Bojaxhiev-bir

Një vepër e Rumen Bojaxhievit-bir do të studiohet në Nju Jork

“Kuinteti i Pranverës” për Instrumente Frymore do të përfshihet detyrimisht në programin arsimor dhe të konkursit të universitetit më të njohur të muzikës në Shtetet e Bashkuara, The Juilliard School në Nju Jork. Kjo u bë e ditur nga një postim i..

botuar më 22-06-18 9.25.PD