Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 10 dhjetorin

Pritet rritja e temperaturave

Foto: BGNES

Më 10 dhjetorin do të mbajë mot me vranësira. Gjatë natës së 9 duke u gdhirë 10 dhjetori në zonat ekstreme perëndimore do të ketë reshje shiu dhe në male borë. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të ketë kushte për ngrirje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë, ndërsa në disa rajone në zonat lindore deri në 9-11 gradë. Më 10 dhjetorin do të ketë reshje shiu nga perëndimi në lindje dhe borë në zonat malore. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë mesatare jug-jugperëndimore; rreth dhe pasdite do të intensifikohen. Rritja e temperaturave do të vazhdojë dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11 gradë, në gjysmën lindore të vendit deri në 14-16 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë të konsiderueshme, pasdite do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare jug-jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot i vranët. Do të ketë reshje nga bora, nën 1700 m - nga shi. Do të fryjë erë e fortë deri në të stuhishme jugperëndimore dhe bashkë me të temperaturat do të rriten edhe më shumë. Maksimumi në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 5 gradë, dhe në 2000 m - rreth -1.


Më shumë nga rubrika

Figurat nga monumenti i Ushtrisë Sovjetike në Sofje do të çmontohen

Figurat nga monumenti i Ushtrisë Sovjetike do të çmontohen brenda 30 ditëve, tha për BNT kryetari i rajonit "Sredec", Trajço Trajkov. "Struktura është në gjendje shumë të keqe. Plani i sigurisë kërkon çmontimin e skulpturave dhe zhvendosjen e tyre në..

botuar më 23-12-08 11.26.PD

Parashikimi i motit për 8 dhjetorin 2023

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°, në Sofje minus 1°. Gjatë ditës reshjet do të ndalojnë nga perëndimi, në disa vende reshjet e shiut do të përzihen me borë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 6°, në..

botuar më 23-12-07 6.29.MD

Komisioni i Mbrojtjes në parlament miratoi dërgimin e komplekseve raketore në Ukrainë

Pas debateve të nxehta, Komisioni Parlamentar për Mbrojtjen mbështeti propozimin që Bullgaria t'i sigurojë Ukrainës komplekset e raketave kundërajrore  që janë jashtë shërbimit dhe nuk nevojiten më. Propozimi i përgatitur nga GERB, PP-DB dhe DPS..

botuar më 23-12-07 5.16.MD