Si të pafrytshme dhe pa rezultate e caktoi mbledhjen e zhvilluar online të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinor të Ekspertëve me Maqedoninë e Veriut, bashkëkryetari për palën bullgare Prof. Angell Dimitrov. Kjo është mbledhja e 16-të e komisionit, e thirrur për të arritur një marrëveshje mbi çështje të historisë sonë të përbashkët.
“Rrënjët e përbashkëta të alfabetit bullgar dhe maqedonas rezultuan të diskutueshme edhe për përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut”, tha Dimitrov pas takimit. Ai kujtoi se më 8 dhjetor – një festë e lidhur me Shën Kliment Ohridski, zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut, thanë se Klimenti e ka krijuar shkrimin dhe letërsinë maqedonase. “Gjithmonë kam bërë shaka se unë dhe kolegët e mi nga Shkupi jemi “të ngecur” në shekujt 10 dhe 11”, tha Dimitrov.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..