Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Treguesit e pandemisë janë në rënie në të gjithë vendin

Foto: arkiv

Gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan 532 raste të reja me koronavirus në vend. Ata janë 541 më pak se të shtunën. 83 për qind e të infektuarve rishtazi janë pa vaksinë. Pak më shumë se 4 për qind janë mostrat pozitive nga 12 771 testet e kryera, sipas portalit coronavirus.bg

Në bazë 14 ditore, 27 rrethe në vend janë në zonën e kuqe të incidencës nga 250 deri në 500 raste për 100 mijë banorë. Vetëm rrethi Ruse mbetet mbi këtë prag me 517 raste për 100 000 njerëz.

Pacientët aktivë të regjistruar janë 97 575. Të sapo pranuarit në spital janë 173 veta. 92 për qind e tyre nuk kanë vaksina. Në spital janë të shtruar 5316 pacientë. 629 janë në terapi intensive.

Krahasuar me të hënën e kaluar, rënia e shtrimeve në spital është mbi 800 persona, dhe në rastet e terapisë intensive 45 pacientë.

Në 24 orët e fundit vdiqën 50 persona me Covid të konfirmuar. 47 prej tyre nuk ishin të imunizuar. 451 janë të shëruarit.

Të dielën u dhanë 3704 vaksina. 1 839 666 persona janë me imunizimin e përfunduar. Ka 170 081 persona me dozën e tretë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një aurorë borealis e rrallë për vendin tonë ndriçoi qiellin e natës

Një aurora ndriçoi qiellin mbi Bullgarinë në orët e para të 11 tetorit, njoftoi Penço Markishki, një fizikan në Institutin e Astronomisë në Akademinë Bullgare të Shkencave. “Qielli mbi horizontin verior u ndriçua në një ngjyrë të kuqe, pak e vështirë..

botuar më 24-10-11 11.06.PD

Në Universitetin Jagellonski u hap ekspozita "Histori nga koha glagolike"

Bullgarët, si trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, të shpallur nga Papa Gjon Pali II si bashkëmbrojtës i Evropës, jemi të detyruar të ruajmë dhe të zhvillojmë trashëgiminë e tyre. E vlerësojmë lartë..

botuar më 24-10-11 9.33.PD

Varna pret festivalin e verës Urban Wine Fest

Në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varna, më 11 dhe 12 tetor, zhvillohet festivali urban i verës Urban Wine Fest. Organizator i nismës është Shoqata Bullgare e Profesionistëve të Verës, e cila bashkon ekspertë në çdo sferë të biznesit të verës -..

botuar më 24-10-11 6.10.PD