Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaksinimi do të mbetet vullnetar, premton ministri i ri i shëndetësisë

Prof. Asena Serbezova
Foto: BGNES

Një këshill i specialistëve të sëmundjeve infektive, epidemiologëve dhe virologëve do të monitorojë situatën me koronavirusin, tha për BNR Ministrja e re e Shëndetësisë Prof. Asena Serbezova. Vaksinimi duhet të jetë vullnetar. Duhet të ketë një fushatë shpjeguese e cila të realizohet në një mënyrë të re. Mungesa e një fushate komunikimi dhe fakti që vaksinat u shfaqën “shpejt” dhe politikanët folën për to, largoi shumë njerëz, tha Serbezova.

“Vaksinat nuk janë 100 për qind efektive dhe askush nuk e ka pohuar këtë. Disa prej tyre janë efektive rreth 94-95 për qind, të tjerët - rreth 60-70 për qind, por madje të vaksinuarit të sëmuren, gjasat për të shkuar në spital dhe për t'u ndërlikuar atje janë shumë të vogla. 80 për qind e personave në spital me Covid nuk janë të vaksinuar”, shpjegoi ministri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov

Në BE ka mirëkuptim të plotë për qëndrimin bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut

Ne informojmë në mënyrë aktive shtetet anëtare për presionin institucional dhe jashtëinstitucional mbi bullgarët në Maqedoninë e Veriut. Ne ngremë çështjen e moszbatimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Këtë e deklaroi..

botuar më 24-08-01 9.53.PD

Deri të premten në të gjithë vendin do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë

Ditën e enjte moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët verilindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 21°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 32 deri në 37°, në kryeqytet 32°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-07-31 7.45.MD

Takimi i ITN-së me Xhevdet Çakërov dhe deputetët e përjashtuar nga DPS-ja ishte i suksesshëm

Stanisllav Ballabanov, nënkryetar i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë” (ITN) e cilësoi si konstruktiv takimin me grupin e deputetëve që u shpallën për unitetin e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) nën udhëheqjen e kryetarit të nderit të..

botuar më 24-07-31 6.47.MD