Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pensionet po rriten por dhe çmimet janë duke u rritur

Pensionistët në Bullgari po e fillojnë vitin me pensione të rritura dhe kompensime për Covid

Foto: BGNES

Muaji i fundit i vitit të kaluar ishte një muaj i mirë për dy milionë pensionistët në Bullgari. Në prag të Krishtlindjes pensionet e tyre u rillogaritën. Përpara ndryshimit aplikohej një përqindje 1.2 për çdo vit sigurimi, e cila u rrit në 1.35% për çdo vit sigurimi, në mënyrë që nga 25 dhjetori të rriten mesatarisht me 12.5%. Kjo është rillogaritja e parë pas vitit 2008 e pensioneve dhe tani ai minimal u bë 185 euro kurse pensioni maksimal do të jetë 750 euro. Gjatë dhjetorit po kështu, u vendos  që deri në muajin qershor pensionistët e moshuar  të marrin ndaj pensionit të tyre bazë dhe nga 30 euro shtesë çdo muaj, nën formën e një kovid shtesë. Gjithashtu, çdo pensionist që do të vaksinohet me dozë përforcuese do të përfitojë një bonos prej 38 eurosh. E gjithë kjo dëshmon  se, pensionistët nuk janë të harruar dhe se për ta autoritetet po përpiqen të bëjnë  aq sa mundin , në mënyrë që jeta e tyre të bëhet pak më e lehtë dhe më e pranueshme nga pikëpamja materiale. Jo rastësisht, ambiciet e qeverisë së re janë që asnjë pensionist të mos marrë të ardhura më të ulëta nga vija e varfërisë, e cila ngrihet nga 180 në 207 euro sivjet.


Megjithatë, krahas këtij lajmi të mirë, shqetësimi i pensionistëve po rritet nga rritja e shpejtë e inflacionit dhe rritja e ndjeshme e çmimeve të pothuajse të gjitha mallrave dhe shërbimeve. Në heshtje ose pas shpalljes publike u shtrenjtuan energjia, ushqimi, transporti, telekomunikacionet, barnat etj. E tronditur nga rritja e çmimeve, qeveria iu drejtua një mase mjaft ekstreme dhe të diskutueshme - ngriu çmimet e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit për konsumatorët familjarë deri në fund të marsit. Pensionistët e ndjeshëm ndaj çmimeve duhet të kenë marrë një gllënjkë ajër  dhe të jenë mirënjohës për shtyrjen e përkohshme të të pashmangshmes që do të duhet të ndodhë një ditë - rimëkëmbjes së çmimeve të tregut. Por, kjo ose ndonjë masë tjetër të ngjashme ende nuk është aplikuar ndaj mallrave dhe shërbimeve të tjera dhe gjatë muajit nëntor ishte regjistruar një inflacion vjetor prej 7.3%. Tani për tani ai mbetet mbrapa nga niveli i rritjes së pensioneve, por një sërë ekspertësh mendojnë se, inflacioni real është shumë më i lartë dhe i kalon 10 për qind dhe se në një vend që është në bord monetar dhe i mungon një bankë qendrore për të ndjekur një politikë anti-inflacioni, procesi i inflacionit nuk mund të kontrollohet plotësisht. Këtë e deklaroi eksperti ekonomik profesori Ganço Gançev në televizionin Bullgaria ON AIR. Kurse sipas Vasill Velevit, president i Asociacionit të Kapitalit  Industrial “do të ketë edhe rritje të inflacionit, i cili do të jetë dyshifror”. Kjo po kërcënon realisht aftësinë blerëse tashmë të ulët të pensionistëve në vend, të cilët janë një nga grupet sociale më të cenueshme dhe e kanë të vështirë të tolerojnë çdo rritje sado e vogël që të jetë ajo.  Vetëm numri i njerëzve të cilët marrin një pension  minimal prej 185 euro është 1 044 000, që është gjysma e pensionistëve bullgarë.


Nëse shoqëria dhe autoritetet do të mbeten po kaq bujarë ndaj pensionistëve bullgarë sivjet nuk është shumë e qartë dhe çdo gjë do të varet nga ekonomia dhe nga të ardhurat në buxhetin e vendit. Tani për tani është e sigurt vetëm se që nga data 1 korrik sivjet do të ketë një shtim të ri të pensioneve me të paktën 6% për të gjithë. Nëse deri atëherë inflacioni dhe rritja e çmimeve nuk do ta kenë “ngrënë” këtë shtim paraprakisht, siç prognozojnë ekspertët e shumtë, mbetet të shikojmë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD