5525 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 1211 më pak se një ditë më parë. 71.4 për qind e të infektuarve nuk janë të imunizuar. Numri i të infektuarve rishtazi u rritur me 1.4 për qind.
14.4 për qind e 38 427 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Më shumë të infektuar ka në Sofje, dhe numri është rekord për kryeqytetin - 1906.
Numri i pacientëve aktivë u rrit nga 117 409 në 121 178. Në spital trajtohen 4 790 pacientë. 509 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit 603 persona u shtruan në spitale. 83 për qind e tyre nuk kanë vaksinua.
72 persona vdiqën në 24 orët e fundit me Covid të konfirmuar. 70 prej tyre nuk ishin të imunizuar. 1684 u shëruan.
Të enjten u dhanë 35 177 vaksina. 1 933 230 njerëz u imunizuan me dy doza.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..