Misioni i klerikëve është t'i shërbejnë Zotit dhe besimtarëve. Dhe nga mundësitë e tyre për ta zbatuar këtë mision varet dhe formimi i bashkësisë kishtare rreth tempullit në të cilin i kryejnë këto funksione të veta. Në botën moderne, kur besimi dhe mbështetja tek Zoti është shtyrë në plan të dytë, ky mision priftëror duket gjithnjë e më i vështirë. Kur “njeriu fillon të komunikojë në enorinë ku adhurohet me njerëzit përreth, fillon të dëgjojë shumë gjëra interesante për besimin. Ai fillon të drejtojë pyetjen - se përse ndokush bëhet besimtar, kurse ndonjë tjetër prift”- kështu fillon çdo gjë dhe për Dimitër Mitevin në rrugën e shkrimit të librit “Si u bëra prift”, i cili përfshin 33 histori personale të priftërinjve aktivë ortodoksë "për rrugën e tyre për në priftëri dhe në priftërimin në përgjithësi".
Dhe përpara se të bëni konkluzionin për vetë librin do t'ju themi se ai është diçka shumë më tepër nga pyetja-provokim, i përfshirë në titull.
“Në këto histori njerëzit do të gjejnë përgjigjen e jo një ose dy çështjeve jetike dhe “Si u bëra prift” është më e vogla nga të gjitha. Sepse priftërinjtë janë njerëz si ne, por në të njëjtën kohë takohen me jashtëzakonisht shumë fate njerëzore, të cilat i drejtojnë. Ata mund të na japin një urtësi si nga ana njerëzore, ashtu edhe ng ajo hyjnore, që është përtej asaj që ne mund ta fitojmë vetë” - ndan Mitev.
Për veten e tij autori tregon se ai është rritur në vitet ateiste të pushtetit komunist në Bullgari, kur klerikët dhe kishat kanë qenë objekt jo vetëm i fyerjeve dhe talljeve, por dhe i persekutimit të organizuar. Feja ka qenë armik, i cili mungon si nga arsimi dhe shkenca, kështu dhe nga ditët e përditshme të njeriut. Pak nga pak ky qëndrim dhe kuptim për fenë ndryshon gjatë 30 vjetëve të fundit dhe një meritë të madhe dhe përgjegjësi për këtë kanë priftërinjtë, të cilët ne shpesh herë i harrojmë se janë njerëz si ne vetë. Dhe rruga e librit kalon përmes kureshtjes së çdo një të krishteri, i cili ka dëshrië të njihet me historinë personale të ndonjë prifti.
“Mora pjesë në një bisedë me njërin prej priftërinjve pas shërbesës, në të cilën ai tregonte një pjesë nga historia e vet se si është bërë prift. Si përpara kësaj ka qenë ateist dhe një predikues aktiv, se nuk ka asgjë jashtë botës, të cilën njeriu të mund ta njohë, duke mos e parë dhe në fund të fundit bëhet prift në bazë të një sërë shkaqeve në jetën e tij. Kjo më bëri një përshtypje të madhe, sepse e zbulonte priftin në një dritë të re, ashtu si çdo një tjetër prej nesh. Çdo njërit prej nesh mund t’i rastisë të thirret për t'u bërë prift. Gjëja e dytë ishte se ngjarjet të cilat formojnë rrugën e një njeriu të caktuar përmes fesë janë krejtësisht individuale, por kanë një shenjë të përbashkët - gjithmonë janë të lidhura me atë që është Dhënësi i jetës, ai që është Krijuesi i çdo gjëje të dukshme dhe të padukshme”.
Nga kjo histori e parë, e cila ngjalli kureshtjen e Dhimitrit, rruga drejt historive të tjera filloi me nuancat e tyre të ngjashme dhe të ndryshme për arritjen e besimit. Pak nga pak ka filluar të mbledhë kontakte dhe histori me një kusht të vetëm ato të jenë të priftërinjve veprues ortodoks.
Kontaktova me priftërinj jo vetëm nga Bullgaria, u lidha me një prift në Rumani, me një prift në Rusi, me një tjetër në Amerikë dhe me çdo një histori të mëvonshme grumbulloja bindjen se kjo të cilën jam duke bërë, ka kuptim dhe është e nevojshme të bëhet, sepse nuk është bërë” - tregon Dhimitër Mitev.
Ai takohet me heronjtë e tij personalisht ose përmes internetit me mendimin të tregojë për rrugën e tyre përtej faktologisë së thatë të ngjarjeve, të japë historinë personale të fesë, e cila do të prekë një numër të madh lexuesish.
“Si u bëra prift” bëhet gati për tre vjet e gjysmë, kurse botimi i tij në fund të vitit 2021 është me bekimin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Bullgar Neofit. Dhimitër Mitev vazhdon të kërkojë dhe të regjistrojë akoma kujtime dhe tanimë po punon mbi vëllimin e dytë të përmbledhjes dhe shpreson që libri t'i bëjë priftin dhe priftërinë akoma më të afërt, me të kuptueshëm për njeriun jofetar, por pse jo dhe të frymëzojë njeriun të nisë vetë nëpër po këtë rrugë të një shërbimi të së Vërtetës dhe të Dashurisë, me fjalë të tjera të Zotit.
Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së programit “Hristo Botev”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / @Kak.stanah.sveshtenik
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..