Marrëveshja e Fqinjësisë me Maqedoninë e Veriut është aq e saktë dhe e qartë në çdo fushë, saqë thjesht duhet të zbatohet nga të dyja palët. Mbledhja e Këshillit Konsultativ të Sigurimit Kombëtar ishte e panevojshme. Ajo tregoi vetëm kaosin total në të cilin ndodhet shteti, komentoi kreu i partisë opozitare GERB, Bojko Borisov në një konferencë për shtyp.
Sipas tij, Presidenca shfaqet si dhoma e lartë e parlamentit dhe prej andej i jepen detyrat qeverisë dhe parlamentit.
A ju kujtohet ndonjë mbledhja e këshillit pas së cilës kryeministri nuk foli, pyeti ish-kryeministri.
Sipas Borisov, tema të tilla si inflacioni mbi 30 për qind në dyqane dhe mungesa e masave për çmimet e gazit, energjisë elektrike dhe karburanteve mbeten pa përgjigje për shoqërinë.
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me kolegët e mi bullgarë dhe rumunë Atanas Zaprjanov dhe Angel Tilvar, nënshkruam në margjinat e..
Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit..
Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga..