Dhuna në familje është një problem jashtëzakonisht serioz, si në nivel global, ashtu edhe për shoqërinë bullgare, e cila shpesh mbetet brenda familjes. Ashpërsimi i këtij problemi, veçanërisht në kuadër të pandemisë, i jep përparësi zgjidhjes së tij. Këtë e deklaroi Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova në një takim pune me ekspertë të institucioneve shtetërore dhe OJQ-ve. Shefja e kabinetit të kryeministrit Lena Borisllavova tha, se luftimi i dhunës në familje është një kauzë e mbështetur nga Kryeministri Kirill Petkov dhe nga e gjithë kabineti i tij. Ajo shtoi se ka për tu caktuar një zëvendëskryeministër i cili do të përgjigjet për këtë problem.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..