Ajo është 23 vjeçe, nga Sofja, ka përfunduar Shkollën e Mesme Kombëtare të Arteve të Aplikuara “ShënLluka " dhe thotë , se gjatë gjithë jetës së saj është marrë me arte vizuale. Sot arti është gjuha, në të cilën flet për tema, të cilat shoqëria shpesh i zhvendos në periferi të vështrimit të vet.
Ju prezantojmë Elena Nazarova. Deri në fund të muajit janar ekspozita e saj e katërt vetjake “TOWNSMEN” mund të shikohet në galerinë “+359” në ish “Kullën e ujit” në qendër të Sofjes. Ekspozita prej figurave skulpturore, pikturave dhe skicave pranë tyre, fotografive dhe videove dokumentare është një pjesë nga një projekti, të cilin Elena e fillon në Paris, ku jeton në vazhdim të një viti.
“Ekspozita trajton temën për pabarazinë sociale, e cila më emociononte shumë derisa jetoja në Paris. Dhe më konkretisht me të pastrehët, të cilët natën banojnë nëpër rrugët e qytetit. E prezantoj përmes aftësive vizuale të kulturës popullore dhe artit pop.”
Elena shkon në Paris gjatë vjeshtës së vitit 2019, që të marrë pjesë në rezidencën për artistë “Le Laboratoire de la creation”. Ftesa ka ardhur fare rastësisht nga drejtori i studios Julien de Casabianca, për të cilin ajo ka punuar si asistente përpara disa vjetëve në Sofje në bazë të një projekti të Institutit Kulturor Francez. Kjo ka qenë vizita e saj e parë në Francë.
“Unë nuk vajta me pritshmëri, gjë që mendoj se është mënyra më e mirë të vizitosh ndonjë vend të ri - tregon ajo. Përshtypja ime e parë ishte një qytet i madh, tipik për Evropën Perëndimore. Në Paris ka shumë shkëlqim dhe meqenëse njerëzit e lidhin me një romantizëm të madh këtë qytet prej shekujve e këtej, ai është shumë i dashur. Në fakt kontrasti me realitetin më bëri një përshtypje shumë të madhe. Pikërisht kjo ide për qytetin, e cila mirëmbahet dhe nga turmat e mëdha të turistëve, të cilët vijnë përditë, dhe në të njëjtën kohë realiteti i botës perëndimore - se shumë njerëz jetojnë shumë nën pragun e ekzistencës në shoqëri”.
Elena ka jetuar në një rrugë në pjesën qendrore të qytetit në rajonin “Chatelet Les Halles”, /shtëpia Les Hales/ shumë afër deri tek qendra gjeografike e Parisit. Vendi është një qendër e turistëve gjatë ditës dhe një pikë e zjarrtë për të pastrehët gjatë natës, pavarësisht se kjo e fundit përmendet shumë rrallë sipas fjalëve të saj. Kujtohet se si gjatë ditës çdo gjë ka qenë shumë e “gjallë”, të përmbushur me kulturë të rrugës, dyqane, galeri për një art të njohur. Dhe njëkohësisht, në po këto rrugë, në mbrëmje janë paraqitur qindra njerëz, të cilët flenë nëpër trotuare, stola dhe qoshe. “Një përshtypje shumë të fortë më bëri , sesa janë mësuar njerëzit të mbyllin sytë për këtë, e cila rastis rreth tyre”, kujtohet bullgarja. Ajo thotë se, do që arti i saj të jetë një pasqyrim pikërisht të këtyre temave, të cilave u shmangemi. “Arti është një kanal shumë i mirë i komunikimit për transmetimin e propozimeve, metaforave, temave për diskutim. Ai mundet në bazë të një mënyre direkt të ndryshojë perspektivën, sa i përket një teme të dhënë ose realiteti - gjykon Elena.
Ka pasur luhatje të mëdha nëse të tregojë ekspozitën në Sofje, sepse mendon se, gjërat të cilat i prek janë shumë larg realitetit dhe ndjenjave bullgare. Thotë se, këtu nuk është dhe kaq i madh dallimi në standardin social dhe ekonomik të jetës së njerëzve. Natyrisht që bën dhe një paralel me jetën kulturore këtu, në Sofje dhe në Paris:
“Në Sofje, gjithçka është shumë më e përqendruar. Kultura, në shfaqjet e saj të ndryshme dhe rrymat, rastis disi në mënyrë kolektive, pavarësisht nga ekzistenca e dallimeve, kuptohet. Mund të thuhet se, këtu kemi një bashkësi të një ose tjetër arti. Derisa në një vend si Parisi, një qytet kaq i madh, kjo bashkësi dhe unitet arrihet mjaft vështirë.”
Sot piktorja e re është në vendlindjen e saj dhe ëndërron për një kohë më normale, në të cilën të mundet të realizojë projektet e saj të ardhshme, e pikërisht të nxjerr artin e saj jashtë, në hapësirën publike. Në planet e saj deri në fund të vitit është dhe të tregojë TOWNSMEN në një vend , ku lind vet projekti - në Paris.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..