Inflacioni është rreth normave mesatare evropiane. Jemi dy për qind mbi mesataren e BE-së. Presim që piku të jetë në muajin mars-prill, pas së cilës ai të fillojë të qetësohet. Atëherë çmimet e energjisë do të fillojnë të bien dhe ne do t'i afrohemi inflacionit mesatar evropian. Këtë e deklaroi në një intervistë për gazetën “24 çasa” Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev. Pjesa më e madhe e inflacionit të vendit importohet sepse jemi të lidhur me euron, tha ministri.
Sipas Zëvendëskryeministrit, projektet e planifikuara për ndërtimin e urave të reja mbi Danub, tuneleve, autostradave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në 4 vitet në vijim janë të realizueshme dhe shteti do të mund të ndajë rreth 6 miliardë euro, së bashku me fondet e marra nga BE-ja.Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..
“Bulgartransgaz” shpalli një prokurim publik për “Planifikimin organizativ, projektimin e investimeve, furnizimin me materialet dhe pajisjet e nevojshme, ndërtimin dhe vënien në punë të objekteve të reja për zgjerimin e infrastrukturës së..
Shefi i misionit të rregullt të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bullgari, Jean-François Dauphin, prezantoi rezultatet e monitorimit të ekonomisë dhe sistemit financiar bullgar. Misioni i fondit filloi më 6 mars dhe përfundon sot, 19 mars. “Aderimi..